Krejt e kundërta në kampin e United ku Mourinho e kishte të vështirë të pranonte humbjen e thellë. “Shpresoj vetëm që lojtarët që do të shkojnë me pushime të kujdesen pak për veten dhe të sillen si Rashford i Jones të cilët u kthyen më herët për të ndihmuar skuadrën. Sepse sezoni nis shpejt dhe do të kemi problem”, tha portugezi pas ndeshjes. “Nuk është kjo skuadra jonë sepse shumica e atyre që luajtën këtë ndeshje nuk janë titullarë, disa prej tyre madje as nuk do të jenë më me ne. Katër apo pesë lojtarë ishin të vdekur sepse dhanë gjithçka në fushë”.
Në fund edhe një fjalë për tifozët e shumtë në stadium. “Ambienti ishte fantastik, por po të isha unë në vendin e tyre nuk do të kisha ardhur. Nuk do të kisha harxhuar paratë e mia për të parë këto dy skuadra. Në ndeshjen Chelsea-Inter njerëzit kishin vendosur të iknin në plazh dhe stadiumi ishte bosh. Këta që erdhën në stadium treguan se e duan këtë klub dhe kjo është fantastike”.
Një supergol me roveshiatë i Xherdan Shaqirit ishte mbyllja më e mirë që Liverpool mund t’i kishte bërë ndeshjes kundër Manchester United, të fituar me rezultatin 4-1. Ndoshta mund të ishte vetëm një miqësore vere e lajtur nga ana tjetër e Atlantikut, por e sigurt është që Jose Mourinhos nuk i ka pëlqyer aspak.
Goli fantastik i Xherdanit ishte vetem qershia mbi tortë e një ndeshjeje të dominuar totalisht nga Reds-at e Klopp, në një stadium të mbushur plot e përplot me 101 254 spektatorë. Shaqiri ishte protagonist sapo u fut në pjesën e dytë në vend të Salah duke dhënë edhe asist për golin e të rikthyerit Daniel Sturridge.
“Nuk është normale të bësh diçka të tillë pas katër ditësh në klub”, u shpreh pas ndeshjes Jurgen Klopp, dukshëm i ekzaltuar nga paraqitja e lojtarit me origjinë shqiptare. “Donim ta ndihmonim pak duke i dhënë liri në fushë, në mënyrë që të luante lirshëm në sulm. Dhe ai bëri pikërisht këtë. Luajti shumë më mirë nga sa prisja unë”./shqiptarja.com