osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shantazhi mesjetar ndaj Luigi Soreca-s: Një nul ligjor dhe skandal politik që mbështetet nga Berisha e Meta

Shantazhi mesjetar ndaj Luigi Soreca-s: Një nul ligjor dhe skandal politik që mbështetet nga Berisha e Meta

Nga Ylli Pata

E ashtuquajtura padi e të ashtuqëuajturës “Aleancë për Teatrin” në SPAK ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian Luigi Soreca, është një skandal i niveleve olimpike, por edhe një naivitet i turpshëm për t’i shërbyer a couple politikanësh në vështirësi të madhe personale.

Një diplomat nuk paditet në asnjë vend, ai ka imunitet diplomatik, përveç rastit kur kryen një krim të dukshëm e të rëndë, por edhe në atë rast është qeveria që vendos.

Në rastet më ekstreme për diplomatët vendos qeveria për t’i larguar apo shpallur Non Grata.

Një diplomat nuk kontrollohet nga policia edhe kur ndalohet, një diplomat nuk merret në polici, një diplomat nuk hetohet. Është rregull edhe ligj ndërkombëtar.

Skandali i turpshëm i atyre që kanë çuar një gisht letër në SPAK, e pa droje mediat tallava i japin zë e rëndëi, kur në fakt është një mufkë pa lidhje, është një skandal për shtetin shqiptar.

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, në këtë rast duhet të bëjë me dije që i duhet dhënë fund kësaj “loje masakruese” që i bën keq dinjitetit të vendit.

Skandali i përsëritur i çmendurisë të shërbyesve të ulët të politikanëve që hapur e kanë deklaruar urrejtjen për ambasadorin e BE-së në Tiranë, apo për ish-ambasadorin, nuk duhet të kthehet në skandal kombëtar.

Çfarë presin më shumë ato media që i japin kuptim një budallallëku të tillë. Sa herë është sulmuar Luigi Soreca, aq herë ka dalë zyrtarisht Bashkimi Europian, e ka bërë të ditur se ambasadori përfaqëson qëndrimet e Komisionit Europian.

Gjë që ndodhi edhe sot. Zëdhënësi kryesor për Punët e Jashtme të Bashkimit Europian, Peter Stano, deklaroi sot në një konferencë për mediet, se i cilëson të pabaza akuzat e ngritura ndaj ambasadorit Soreca, duke thënë se ka një fushatë të drejtuar kundër delegacionit të BE në Shqipëri.

“Duket se ka një fushatë të drejtuar kundër kreut të Delegacionit të BE në Tiranë, dhe më duhet të them se akuzat dhe iniciativat nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në Shqipëri, të drejtuara ndaj kreut të Delegacionit në Shqipëri janë të pabazuara dhe dezinformuese”, tha Stano.

“Ambasadori Soreca, kreu i Delegacionit ka suportin e plotë dhe të palëkundur nga liderët e Komisionit Europian dhe EEAS, për punën e madhe që po kryen në terren dhe në interesin e BE, të marrëdhënieve mes BE-së dhe Shqipërisë dhe të popullit shqiptar”, theksoi Stano.

“Ne vazhdojmë të mbështesim fuqimisht reformën në drejtësi në Shqipëri dhe u bëjmë thirrje aktorëve shtetërorë dhe jo shtetërorë të mbështesin vazhdimin e implementimit të reformës në gjyqësor, sepse përpjekjet e mëdha të Shqipërisë në ndjekje të reformës në drejtësi dhe vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë tashmë rezultat e para të prekshme dhe nuk mund të kthehen mbrapsht apo të ngadalësohen”, nënvizoi Stano.

E çfarë duhet më shumë për t’i dhënë fund këtij turpi, të paktën nga qarqet mediatike, që e konsiderojnë veten serioze. Thjesht nëse njeh ligjet e kupton se e gjithë kjo mizanskenë e turpshme ndaj një ikonave të antimafia-s në Itali, është një bllof pa lidhje.

Një diplomat nuk mund të akuzohet e gjykohet nga një vend, ku ai ka marrë letrat kredenciale.

Sipas Konventës së Vjenës, ai gjykohet vetëm kur e kryen misionin. i vetmi vendim që mund të marrë një shtet ndaj një diplomati është largimi i tij, apo mos pranimi i tij. Nuk mund të vijë asnjë diplomat në Tiranë, nëse qeveria shqiptare se jep pëlqimin. Madje mund ta largojë kur të dojë, apo ta shpallë Non grata.

Kështu që manovra e pisët e “akuzës në SPAK” ndaj ambasadorit Soreca është juridikisht nul, por politikisht, një mekanizëm propagandistik ndaj ata që janë shpallur Non Grata prej SHBA-së, e ato që pritet të shpallen së shpejti.

Janë pikërisht këto qarqe që e kanë sulmuar dhe e sulmojnë përditë ambasadorin e BE-së si dhe atë të SHBA, siç kanë bërë edhe me parardhësit e tyre. Nuk e kanë me emrat, por kërkojnë rrugë qorre për të parkuar makinën e propagandës.

Megjithatë, media që i jep zë këtyre “aleancave”, duhet të shpjegojë ligjin e Konventën e Vjenës. Madje ta bëjë edhe qeveria shqiptare…

E gjithë kjo histori ngjan me një shantazh mesjetar, alla “gjakmarrje”, ku njeriut që urren më shumë i bëhet presion çdo moment se do ta vrasin apo qëllojnë si atë ashtu dhe njerëzit që ka pranë. Një shantazh mesjetar, që dikush duhet t’i japë fund përfundimisht me fuqinë dhe autoritetin e shtetit…

TemA