Gjatë emisionit “Opinion” analisti, Mark Marku ka deklaruar se në Shqipëri bandat kanë hyrë në zyrat e Bashkive dhe kanë rrahur kryetarët, të cilët nuk u kanë dhënë shpërblimin. Këtë deklaratë e bëri dje ku në studio ishte i ftuar Vangjush Dako.
Ky i fundit ka thënë se në Bashkinë e Durrësit dhe Shijakut kjo gjë s’ka ndodhur kurrë. Por gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se për këtë ka edhe video.
Debati
Mark Marku: Kjo gjë ka ndodhur në gjithë Shqipërinë dhe në Durrës është kapur. Por këtë e dinë të gjithë shqiptarët që ka ndodhur, dhe këta kanë pëfytyrësinë dhe thonë s’ka ndodhur asgjë. Kemi arritur në një pikë që këta nuk e kuptojnë se çfarë kanë bërë. Këta këtë e quajnë normalitet. Pra për këta normaliteti politik është që të të përfshirë grupet dhe bandat në zgjedhje, të marrësh, të tërheqin prej hunde ta.
Vangjush Dako: Po jo more se nuk kanë shkelur ligjin more, kanë kërcënuar dikë? Një bandë kërkcënon, ka kërcënuar dikë?
Mark Marku: Unë di raste që këta kanë hyrë nëpër zyra dhe kanë rrahur kryetarët e bashkive sepse u kanë kërkuar shpërblime.
Vangjush Dako: S’ka mundësi.
Basir Çollaku: Ka mundësi se dimë dhe raste ka dhe video.
Vangjush Dako: Me video në Durrës dhe Shijak? Në dy bashkitë nuk ka ndodhur.
Basir Çollaku: Kur të dal do thuash po.
Mark Marku: Kjo ka dal në Durrës.
Vangjush Dako: Ku në Durrës more, më kanë rrahur mua në zyrën time?
Mark Marku: S’po them për ty…
Vangjush Dako: Se po thoni që do dal një video që kanë rrahur Vangjushin në Durrës.
Basir Çollaku: Këtë e dini ju.