Një nga historitë më të bukura të dashurisë të ekranit të madh. Bazuar në romanin best-seller të Cengiz Aytmatov dhe në filmin hit të 1978, i cili bëri xhiron në kinematë botërore duke fituar zemrat e miliona njerëzve dhe duke fituar disa çmime ndërkombëtare.
Një nga historitë dhe filmi më i dashur për publikun shqiptar në vitet ‘80 me personazhe mite si Iljazi dhe Asje! Muzike e njohur, nostalgji e padiskutueshme, personazhe mite, jemi duke folur pikërisht për prodhimin me te fundit turk “Shamikuqja”.
‘Shamikuqja’ edhe pse një prodhim i vitit 1978, vitet nuk i kanë penalizuar personazhet të njihen nga të gjithë brezat. Dy aktorët simpatikë Turkan Soray në rolin e Asjas (shamikuqja) dhe Kadir Inanir në rolin e Iliazit nuk e humbin bukurinë e tyre edhe pse në një moshë të brezit të tretë. Aktorët simpatikë janë përkatësisht Turkan Sorey 71 vjeç dhe Kadir Inanir 67 vjeç. Shfletoni galerinë për të parë sesi duken aktorët në ditët e sotme./NaishteDikur.info