Mirela Arqimandriti, e cila përfaqëson Aleancën Gjinore për Zhvillim foli për një rast ngacmimi, ku autor ishte kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu dhe vajza ishte dërguar për mbrojtje jashtë vendit.
Kjo është deklarata e zonjës Mirela mbrëmë në Top Channel:
“Ne kemi ndihmuar Ndriçimen që ngacmohej nga xhelal Mziu. Ajo ka shkuar ka kërkuar ndihmë dhe sot jeton jashtë shtetit.
Jeton në Bruksel. I kemi bërë asaj letrat e duhura që ajo të shkonte dhe të mbrohej në Bruksel, sepse nuk e mbronte njeri këtu.”