Këngëtarja Shakira ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shihet duke kënduar këngën “Domino” të Andy Williams, bashkë me të atin, William Mebarak.
“87 vjeç, sa i bukur babi im”, shkroi këngëtarja teksa publikoi momentet e duetit.
Bie në sy zëri melodioz i të moshuarit, prej të cilit duket se këngëtarja ka marrë dhe talentin.
Më 7 shtator, gjatë një koncerti në San José, të California, Shakira uroi të atin, për ditëlindjen e tij të 87-të.
“Falenderoij Zotin që më dha mundësinë që të jetoj gjithë këto vite me ty, që më shoqëron gjithmonë me këshillat e tyre, duke më mbajtur për dore”, deklaroi këngëtarja.