osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sgarbi për Ramën: Është artisti, ai që ka fituar dhe ka udhëhequr politikanin!

Sgarbi për Ramën: Është artisti, ai që ka fituar dhe ka udhëhequr politikanin!

Revista prestigjoze “Panorama”, nën titullin “Kryeministri që do të bëjë artistin”, i ka dedikuar sot një reportazh të gjatë aktivitetit artistik të Kryeministrit Rama.

Pena e Vittorio Sgarbit, artistit dhe politikanit Italian, që ka pranuar të shërbejë si kurator i Ramës në dy ekspozitat e tij të fundit në Itali, përqendrohet vazhdimisht tek binomi ekzistencial “politikan apo Kryeministër”.

“Të jesh politikan është një abstraksion, shprehja e një mendimi, e një vizioni. Të jesh mjek është diçka praktike. Por, të qënit artist sjell një natyrë të thellë, e cila nuk tërhiqet përpara asaj të politikanit”, shkruan Sgarbi.

“Edi Rama ka përmbushur një revolucion politik përmes të bukurës. Ka treguar që kjo është e mundur, për të mos thënë e domodoshme. Është artisti ai që ka fituar dhe ka udhëhequr politikanin. Është ai që realizon, me një bindje këmbëngulëse, idenë time të një qeverie të udhëhequr nga e bukura”, vijon ai.

A duhet të jetë e bukura udhëheqëse në politikë? A duhet të shërbejë arti si një mënyrë komunikimi masiv? Të gjitha këto lexojini në reportazhin e plotë të “Panorama”, përkthyer në shqip në vijim.

Kryeministri që do të bëjë artistin

HYRJE Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, sot Kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama debutoi si krijues duke rikualifikuar dhe ngjyrosur periferitë e qytetit të tij. Autori i pavionit kombëtar shqiptar në Bienalen e Venecias në vitin 2017, rikthehet në Itali me një përzgjedhje retrospektive të shpalosur në brendësi të kështjellës së Kastelabates, në provicën e Salernos, kuruar nga Vitorio Sgarbi i cili ka mbetur i shtangur nga ky stil artistik dhe tregon këtu personazhin e Ramës.

Nga Vitorio Sgarbi/

E dhëna e parë e jashtme e biografisë së Edi Ramës është objektive dhe e spikatur, si zëri i një fjalori: Edvin Kristaq Rama është një politikan shqiptar, aktualisht Kryeministri i Shqipërisë, në këtë detyrë që prej 15 shtatorit të 2013-s. E pamonueshme! Por, është po aq e vërtetë sa të qënit politikan, për të mos thënë edhe më e vërtetë, fakti që ai është një artist dhe kjo veçori e bën atë të veçantë dhe politikisht të ndryshëm. Duket si një “manifest”.

Politikani përthith artistin apo artisti pushton politikanin? Në hierarkinë e përceptimeve, funksioni politik është kaq i lartë, kaq primar, sa që mbizotëron mbi çdo aspekt tjetër. Kryeministri është ai që drejton vendin dhe të qënit mjek, avokat, profesor apo gjithçka tjetër vjen në rend të dytë. Të jesh politikan është më e rëndësishme se çdo ekzistencë tjetër.

Por, kur kjo esencë është arti, loja bëhet e vështirë dhe kontrasti më pak i tejkalueshëm. Të jesh politikan është një abstraksion, shprehja e një mendimi, e një vizioni. Të jesh mjek është diçka praktike. Por, të qënit artist sjell një natyrë të thellë, e cila nuk tërhiqet përpara asaj të politikanit. Kështu, tema e ekzistencës së Edi Ramës dhe bashkëjetesa e politikanit me artistin, siç ka ndodhur në rastet e rralla të pikëtakimit midis funksion publik dhe angazhimit kulturor dhe intelektual: mendoj për Luigi Einaudin, për Benedeto Crocen, për Andre Malraux, për Sedar Senghor, për Vaclac Havel apo Mario Vargas Llosa, të gjithë artistë dhe politikanë në të njëjtën kohë.

Edi Rama ka përmbushur një revolucion politik përmes të bukurës. Ka treguar që kjo është e mundur, për të mos thënë e domodoshme. Është artisti ai që ka fituar dhe ka udhëhequr politikanin. Është ai që realizon, me një bindje këmbëngulëse, idenë time të një qeverie të udhëhequr nga e bukura. Është papajtueshmëria e tij prej artisti ajo që nuk pranon kompromise.

Historia e Edi Ramës është e njohur. Pasi shërbeu për dy vite si ministër kulture, nga 1998-ta deri në 2000, u shndërrua kryebashkiak i Tiranës. I duhej t’i rikthente formën dhe fytyrën një qyteti që i kishte humbur ato, në vitet e kaosit të ndërtimeve kafshërore. Edi Rama kupton që duhet të veprojë me instiktin e tij prej artisti. “Shikoja të gjithë atë energji molekulare, individuale, e cila shndërronte qytetin. Më dukej sikur shikoja me mijëra duar që brenda çdo ndërtese spostonin muret, ndërtonin parate të reja, soleta dhe krijesa të reja sipas qejfit… pyesja veten si të ndërhyja, si të orientoja këtë shumësi forcash, duke patur në dispozicion resurse tepër të kufizuara”.

Përgjigja, vërtet e papritur nga ana e një kryebashkiaku, është ajo e ngjyrosjes së fasadave të shtëpive, të pallateve, duke i dhënë shpirt blloqeve të banimit. Ngjyrat, në fillim i zgjodhi pikërisht ai, kryebashkiaku-artist: i duheshin për të fshehur përçudnimet, shtesat, ndërtesat e reja dhe për të dalluar njërin pallat nga tjetrin. Ngjyra të ndezura, të shndërritshme, kombinime të forta që ndërpresin grinë e paprekur të socializmit e që tërbojnë shumë nga kolegët e tij në politikë, përfaqësuesit banalë të Bashkimit Europian, por edhe shumë nga qytetarët.

Diçka është e qartë, nëse Edi Rama ka mbetur një artist, nëse kjo përbën anomalinë e tij, nuk është sepse për një politikan-artist është e thjeshtë të pikturojë qytetin e tij. Përkundrazi. Ajo që ndodh në botën e tij profesionale, krijuese dhe gjithmonë tepër të vëmendshme ndaj sfumaturave, është më shumë një ecuri poetike unike, shumë larg logjikës së diskursit politik, por ndërkohë pranë praktikave artistike bashkëkohore. Një mënyrë mendimi anësore, në të cilën sensi rrëmbehet dhe devijohet, për të kapur në befasi vetë thelbin e problemit. E në Tiranë nuk ishte (vetëm) problemi i rigjallërimit të një skenografie urbane të zymtë.

Stefano Boeri shkruan: “Rianimimi urban arriti në pak javë një rezultat fenomenal. Nëpër rrugë, në sheshe rifilluan diskutimet, të gjithë së bashku, mbi ngjyrën që duhet të përdorej. E kështu, vala kaleidoskopike e shpikur nga kryebashkiaku u zgjerua, duke përfshirë ndërtesa të reja e mbi të gjitha, protagonistë të rinj, të zgjedhur midis artistëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Në pak muaj, projekti i ngjyrave shpërbëu dorëzimin e qytetarëve në lidhje me hapësirat kolektive; përmbysi fytyrën e apatisë së prodhuar nga pesë dekada të regjimit komunist, gjatë të cilave sfera e asaj që ishte publike i korrespondonte fuqisë së pak personave, censurës dhe dhunës. Ngjyrat e Tiranës nuk ishin vetëm dekalkomani, siç njihet në art procesi i transferimit të ngjyrave mbi qelq apo porcelan, por një kod i vërtetë i komunikimit social”.

Prandaj, është artisti ai që mbizotëroi mbi politikanin, është ai që frymëzoi këtë të dytin. Më mirë akoma? Artisti që u shndërrua në politikan. Nuk do të kishte qenë e mundur të shndërrohej në politikan një fizikant, një matematicien apo një sipërmarrës. Artisti, përpara politikanit është ai që dëshiron të krijojë një botë të re; dhe kjo është pikërisht ajo që bëri Edi Rama. Nuk hoqi dorë nga arti kur fitoi pushtetin. Instiktivisht, vazhdon të skicojë gjatë mbledhjeve të qeverisë, në mënyrë tërësisht të pavullnetshme, teksa bashkëbisedon me ministrat për mënyrat e zgjidhjes së problemeve politike apo teknike. Edi pikturonte. Pikë së pari, piktura të shpejta, gati automatike, të cilat gjatë vazhdimit të mbledhjeve, marrin trajta gjithmonë e më të rafinuara, e të mirëpërcaktuara. Në zyrat e qeverisë, muret janë lyer me ngjyra të pafundme, të cilat formojnë një barazpeshë kompozuese unike. Pikturohen edhe “materialet e zyrës”, fletët e axhendës, fletë të bardha…

Për këtë veçori, Edi Rama u ftua në Bienalen e Venecias në vitin 2017 nga Christiane Macel, që shkruan: “Edi Rama, i cili nga artist u shndërrua në një politikan të dorës së parë, është aktualisht Kryeministër i Shqipërisë dhe aktiviteti i tij zhvillohet sot jo më në intervalet e kohës së lirë, por në ato të dedikuara punës, duke realizuar skica gjatë zhvillimit të mbledhjeve, duke derdhur artin e tij në tapicerinë e zyrës, të gjitha këto detaje që konfirmojnë dorëzimin e lumtur tek arti”.

Kjo përvojë e paprecedent gjallon kudo teksa lëviz pas tij në pallatin e qeverisë, ku në të gjithë muret mund të gjesh shenja që fshehin meditimet e tij estetike. Ngjyra, si mohim i sipërfaqeve gri.

Pas përvojës veneciane Rama është rikthyer në Itali, me rastin e çmimit Alferano dhe ofron, në hapësirat e shndërritshme të Kështjellës së Kastelabates, të njëjtat linja të ndërthurrura, e shumëngjyrëshe që kemi gjetur edhe në zyrat e tij në Tiranë. Merr me vete botën e tij, fantazinë e tij krijuese, jetën e tij artistike. E gjithashtu, karakterin e tij krenar, e shpirtin e tij fisnik./Lexo.al