osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

“Sfidë e re nga Tirana!” Vizita e Begajt në Konispol në përkujtim të gjenocidit ndaj çamëve, mediat greke: Provokim i ri nga Shqipëria

“Sfidë e re nga Tirana!” Vizita e Begajt në Konispol në përkujtim të gjenocidit ndaj çamëve, mediat greke: Provokim i ri nga Shqipëria

Mediat greke e kanë cilësuar sinjë provokim vizitën e presidentit Bajram Begaj në Konispol, vend ku kreu i shtetit nderoi edhe viktimat çame nga gjenocidi grek. Sipas tyre, gjenocidi çam ishte përkujtuar më parë vetëm nga përfaqësues partish, por se tashmë po e përkujton edhe kreu i shtetit shqiptar.

Gjithashtu mediat greke shkruajnë se Rama vazhdon që të provokojë Greqinë, duke përdorur çështjen çame. Gjithashtu në artikujt e tyre shtohet se udhëheqjet shqiptare miratojnë sistematikisht axhendën shpenguese antihelene të organizatave çame dhe tentojnë ta fusin këtë çështje në axhendën dypalëshe greko-shqiptare.

Artikulli:

Edi Rama përdor çështjen e çamëve për t’iu përgjigjur zhvillimeve në çështjen Beleri dhe deklaratës eksplicite të Athinës se shkeljet e shtetit të së drejtës dhe të drejtave individuale si dhe ajo që ndodhi në bashkinë e Himarës ndikon në perspektivën evropiane të saj.

Në një kohë kur tensioni në marrëdhëniet dypalëshe mbetet, pavarësisht lejes gjashtëditore që iu dha Fredi Belerit për t’u betuar në Parlamentin Europian, Tirana shfaq aspektin e saj duke e ngritur çështjen e çamëve në nivelin më të lartë.

Për herë të parë që kur organizatat nacionaliste të çamëve ngritën monumentin “Trëndafili i Çamërisë” pranë kufirit me Greqinë për të përkujtuar “Genocidin e Çamëve”, festimet u kremtuan nga vetë presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, që është një zgjedhje personale dhe i kontrolluar plotësisht nga Rama.

Deri më tani, vetëm disa përfaqësues partiakë kanë marrë pjesë në këto aktivitete që kultivojnë nacionalizmin anti-grek në Shqipëri, të cilat organizohen çdo vit nga Partia e Çamëve (PDIU) dhe “Shoqata Patriotike e Çamërisë” në zonën e Konispolit pranë kufirit grek. Monumenti i kushtohet Çamëve, të cilët sipas këtyre organizatave nacionaliste, ishin viktima të “genocidit të Çamëve ” në Greqi.

Udhëheqjet shqiptare miratojnë sistematikisht axhendën shpenguese antihelene të organizatave çame dhe tentojnë ta fusin këtë çështje në axhendën dypalëshe greko-shqiptare, ndërsa Edi Rama, në mitingun parazgjedhor që zhvilloi në Galatsi, nxitoi të ngrejë çështjen e çamëve, duke pasur parasysh se në këtë mënyrë merr votat e tyre dhe njëkohësisht gjen një levë presioni ndaj Greqisë.