Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një i ri shqiptar ka humbur jetën teksa realizonte një sfidë për rrjetin social Tik Tok. Një mbrëmje që duhej të ishte plot gëzim, u kthye në tragjedi për grupin prej katër të rinjve të cilët kishin dalë së bashku, por ndërmorën këtë sfidë të rrezikshme që i mori jetën 18-vjeçarit shqiptar Lorenzo Pjetrushi.
Për të realizuar sfidën, Lorenzo Pjetrushi ishte ngjitur në kapakun e makinës që drejtohej nga kushëriri i tij, për të provuar aftësinë e tij për të qëndruar në këmbë, pavarësisht makinës në lëvizje. Ashtu si ishte në një dërrasë sërfi. Por ai humbi ekuilibrin dhe ra në asfalt, duke u goditur nga e njëjta makinë. Kushëriri i tij nuk pati kohë të frenonte.
Ngjarja ka ndodhur më 20 janar në Treviso të Italisë, por ai ka humbur jetën më 29 janar, në spital, pasi nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra. Pjetrushi ishte më i vogli nga 3 vëllezërit e familjes.