Në një lidhje të drejtëpërdrejtë nga Vlora, një vrojtues bregdetar për “Ftesë në 5”, ka shpjeguar në lidhje me profesionin e tij.
Ai ka treguar se pagesat janë shumë të mira. Sipas tij, vrojtuesit e plazhit paguhen nga 1 mijë euro në 3 mijë euro në muaj.
“Rroga ime tani që po flas sot, unë marr 1 milion lekë në muaj të vjetra, plus që mund të marr çfarë të dua të ha apo të pi në plazh. Është këndshëm se kë çadrën tënde të plazhit. Punoj vetëm për një stacion. Është biznesi që më paguan”, tha vrojtuesi bregdetar (roja) nga Vlora.