Ish kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi, deklaron se kryeministri Edi Rama mund të bëjë edhe më shumë.
Pëllumbi e komenton situatën e sotme si diçka që nuk është e jashtëzakonshme dhe nuk ka arsye pse të ketë zgjedhje të parakohshme.
“Gjithnjë mund të bëjë më shumë. Kryesorja për të realizuar programin që ka premtuar para elektoratit.
“Nuk ka gjë të jashtëzakonshme. Jelekverdhët kanë 5 muaj që veprojnë dhe Macron vazhdon punën i qetë.
Kur e teprojnë, vepron ligji.
Në Shqipëri nuk janë jelekverdhët, dhe jeleku antiplumb i Sali Berishës është vjetruar. Nuk ka pse bëhën zgjedhje të parakohshme.
Mund të bëhen zgjedhje të parakohshme kur humbet maxhorancanë dhe nuk miraton dot një ligj.”, tha Pëllumbi.