Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Bullgari. Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka qenë i magnitudës 4.8 dhe në një thellësi prej 10 kilometrash.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 50 kilometra në juglindje të Sofjes dhe 10 kilometra nga qyteti Samokov, ndërsa nuk ka të dhëna për dëme.
Kujtojmë se edhe Bullgaria përfshihet në hartën europiane si vend me aktivitet të lartë sizmik, nga prekja mes pllakave tektonike të Adriatikut dhe asaj Aziatike.