Në mbrëmjen e djeshme ka pasur jo pak rezultate befasuese sa i përket Ligës së Kombeve. Serbia arriti të mundte Suedinë në transfertë me shifrat 0-1, falë golit të Jovic. Një ndeshje e fortë kjo ku vendasit shiheshin disi më tepër favorit.
Surprizuese ishte edhe barazimi pa gola i Norvegjisë me Slloveninë, teksa këtë herë Haland nuk arriti te goli.
Gjeorgjia ka bërë një nisje të frikshme të Ligës së Kombeve teksa kryeson në grupin C me 9 pikë të marra në 3 ndeshje të zhvilluar. Në mbrëmjen e sotme, gjeorgjianët kanë befasuar në transfertë Maqedoninë e Veriut 0-3. Ndërkohë Portugalia ka fituar ndaj Cekisë 2-0 dhe Spanja ia doli minimalisht ndaj Zvicrës në transfertë, 0-1.