Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi, se Serbia fillimisht nuk do ta njohë Kosovën, më pas të bisedojë me Prishtinën, raporton Anadolu Agency (AA).
“Asnjë vend në botë nuk do ta pranonte këtë, nuk do ta bëjë as Serbia, pavarësisht nga presionet dhe bisedimet, që dikush do të udhëheqë apo jo”, tha Daçiç pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Ishujve të Kepit të Gjelbër, Luis Filipe Lipesh Tavaresh.
Daçiç shtoi, se Gjermania dhe Britania e Madhe kundërshtojnë të flasin për ndryshim të mundshëm të kufijve, ndërsa vendet e tjera mbështesin dialogun dhe nuk ndërhyjnë në atë çfarë do të jetë zgjidhja.
Luis Filipe Lipesh Tavaresh deklaroi, se vendi i tij mbështet Serbinë dhe integritetin e saj territorial.