osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Serbët alarmohen me qëndrimet e Ramës: Të ndalojmë krijimin e Shqipërisë së Madhe, të mbrojmë integritetin territorial!

Serbët alarmohen me qëndrimet e Ramës: Të ndalojmë krijimin e Shqipërisë së Madhe, të mbrojmë integritetin territorial!

Deklarata e kryeministrit Edi Rama për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës ka ndezur reagime nga ana e Serbisë. Partia Popullore i ka kërkuar ditën e djeshme qeverisë së Serbisë dhe Ministrisë së Jashtme që të reagojnë urgjent ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, për të votuar për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, për të krijuar Shqipërinë e Madhe.

Qeveria serbe ende nuk ka reaguar ndaj 13 marrëveshjeve të nënshkruara nga Shqipëria dhe autoritetet në Prishtinë, përfshirë marrëveshjen për heqjen e kontrollit kufitar deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë, Stefan Jovanoviç.

Ai theksoi se ndërkohë që autoritetet në Tiranë dhe Prishtinë po punojnë në mënyrë aktive për krijimin e një Shqipërisë së madhe, autoritetet në Beograd po votojnë për anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe për zhvillimin e një aleance me Shqipërinë përmes projektit Ballkani i Hapur.

“Ne presim një reagim urgjent diplomatik dhe politik nga Qeveria e Serbisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme në mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë”, ka kërkuar Jovanoviç. Kujtojmë se pas mbledhjes së përbashkët të qeverive, kryeministri Edi Rama doli në një konferencë së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Rama u shpreh se nëse do të kishte një referendum paqësor për bashkimin e dy vendeve do të votonte hapur pro. Sipas tij bashkimi Shqipëri-Kosovë do të ndodhë një ditë, por nuk e di se kur do të jetë ajo ditë. “Është pyetje apo është provokim.

Në rast se më pyesni në hipotezën e një referendumi paqësor të bashkimit do bëja një shkelje të ligjit dhe do votoja hapur pro. Nëse më pyesni a do ndodhi apo jo meqë po më provokon edhe unë ju provokoj dhe ju them do ndodhi, por se di kur do ndodhi, një ditë them se do ndodhi.

Ju them atyre që do dalin dhe të bërtasin për Shqipërinë e Madhe, unë them që fallxhorët nuk gjykohen. Se është një fall dhe nëse do hidhja fall dhe po e hedh me imagjinatë se unë nuk hedh filxhan, por them se mund të ndodhë. Fallin e futa në mes për përkthyesit, më ndihmoni dhe ju e thoni që foli zëri i fallxhorit dhe jo i politikanit dhe kryeministrit të përgjegjshëm. Ju përgjigja provokimit me provokim. Nuk pyeten dy fallxhorë dy herë”, është shprehur kreu i qeverisë.