osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sepp Herberger, krijuesi i Gjermanisë së madhe

Sepp Herberger, krijuesi i Gjermanisë së madhe

Një triumf historik, i droguar nga zërat, zërat dashakeq që u ngritën të nesërmen e sipërmarrjes së Sepp Herberger dhe që nuk ishin më tepër se zëra, insinuata, thashetheme, por që mjaftuan për ta njollosur në mënyrë të pakthyeshme, aq sa në futboll hodhi rrënjë zakoni i të dhënit për të sigurt diçka që nuk mund të faktohet.

Kështu, fitorja e madhe e Gjermanisë Perëndimore në Botërorin 1954, e cila shembi në finish “Aranycsapat’, skuadrën e artë hungareze, makinën më vrasëse futbollistike të të gjitha kohëve, edhe sot përgojohet si një sukses i dopingut.

Prova? Nuk ka. Në atë kohë nuk kishte kontrolle specifikë dhe është e mundur që të jenë përdorur substanca stimuluese, por asnjë e dhënë objektive nuk është ofruar ndonjëherë nga ata që i atribuojnë dopingut një rol vendimtar. Gjithmonë është konsideruar si përcaktues një element: pak javë pas finales së Bernës, të gjithë lojtarët gjermanë, përveç Posipal, Liebrich e Kohlmeyer, u goditën nga një formë verdhëze që i rraskapiti aq shumë fizikisht, sa që u detyruan të pezullonin aktivitetin. Plasën polemikat, duke hedhur hije mbi triumfin në Zvicër. Ajo që askush nuk e ka në konsideratë është që edhe trajneri Josef Herberger u godit nga sëmundja dhe iu desh t’u nënshtrohej kurave speciale në Bad Mergentfeim.

Mos vallë duhej arritur në konkluzionin, siç polemizoi Friederbert Becker, drejtor i revistës “Kicker”, që edhe trajneri ishte droguar? Vetë trajneri, sapo u shërua, hodhi poshtë çdo akuzë, duke vënë në dukje se sa e zonja u tregua skuadra e tij, krahasuar me hungarezët, për të shfrytëzuar në maksimum rregulloren absurde të kompeticionit. Në grupin çerekfinal, gjermanët dhe hungarezët kishin përballë modestët e Turqisë dhe të Koresë së Jugut. Mekanizmi i Kupës së Botës 1954 parashikonte vetëm dy takime për skuadër, jo tre, dhe në rast pikësh të barabarta midis dy skuadrave ato do të ndesheshin sërish.

Kështu që, ndërsa Hungaria jepte spektakël, me gola të shumtë e duke fituar admirim, Herberger i luante kartat e tij në mënyrë mjeshtërore. Shpartalloi Turqinë; dhe pastaj, kundër hungarezëve, mbajti pushim pesë titullarë, midis të cilëve edhe dy sulmuesit Ottmar Walter Schafer, duke i hapur rrugë një masakre.

Humbi 3-8, duke u detyruar të zhvillonte një ndeshje më tepër, që në të vërtetë ishte thjesht një shëtitje me Turqinë. të cilën Gjermania e mundi 7-2. Por kishte siguruar një avantazh dopjo: tani i njihte mirë hungarezët (të cilëve ua kishte fshehur fytyrën e vërtetë të skuadrës së tij) dhe në mënyrë cinike kishte marrë masa për të minimizuar rrezikun nga ylli Pushkash, i goditur ashpër nga kasapi Liebrich.

Kur dy skuadrat u ritakuan në finale, Hungaria e madhe ishte e rraskapitur pas energjive të humbura në ndeshjen me Brazilin e fortë dhe në takimin me shtesa kundër Uruguait, kampioni i botës në fuqi.

Pushkash u detyrua të dilte në fushë, megjithëse dukej qartë që çalonte. Nga ana tjetër, gjermanët kishin mundur me shumë fat Jugosllavinë e pastaj kishin shpartalluar Austrinë favorite, 6-1, kryesisht falë përgatitjes fizike. Hungarezët nuk kishin rivalë në aspektin teknik dhe kaluan shumë shpejt në epërsi 2-0.

Pastaj, përgatitje e shkëlqyer atletike e rivalëve doli në pah dhe rezultati final 3-2 shpërbleu një skuadër lëkurëtrashë, të ashpër e cinike. Sigurisht jo interpretuese e futbollit më të mirë, por pa dyshim më efikasja për përballimin e turneut.

Sepp Herberger kishte kryer një mrekulli. Ishte njeri këmbëngulës, psikolog i aftë, i cili fitonte respektin dhe besnikërinë absolute të njerëzve të tij, falë dialogut dhe interesimit real për problemet e tyre jashtë fushe. Gjermanët ishin pothuajse të gjithë amatorë dhe Herberger u kujdes që të gjithë të kishin një punë të pjesshme të mjaftueshme, në mënyrë që në fushë mendja të ishte e çliruar nga hallet e tjera. Taktikisht nuk kreu ndonjë revolucion, por me forcën fizike të skuadrës së tij nxori lakuriq mangësitë mbrojtëse të sistemit, të cilat edhe Hungaria i kishte në repartin e prapavijës. Herberger kishte një farë të kaluare të rëndësishme. I lindur më 28 mars 1897, në Mannheim, luajti mirë me VValdhof, me VfR e në fund me Tennis Borussia Berlin, ku e mbylli karrierën, pasi kishte fituar edhe tri ndeshje e dy gola me kombëtaren. U bë instruktor futbolli, duke u diplomuar në Institutin Gjerman të Edukimit Fizik në Berlin dhe me 1932 u thirr nga trajneri i kombëtares Otto Nerz për t’u bërë ndihmës i tij, kur Gjermania u mund nga Norvegjia modeste në Olimpiadën e vitit 1936, para syve të Hitlerit, Nerz dha dorëheqjen dhe Herberger u emërua trajner i kombëtares.

Megjithë debutimin negativ, me humbjen kundër Zvicrës për Botërorin 1938, në krye të një skuadre ku ishin futur edhe lojtarët austriakë. Herberger e mbajti vendin për plot 28 vjet, para se t’i kalonte detyrën, më 1964, ndihmësit të tij Helmut Schon, edhe ai kampion bote në të ardhmen me kombëtaren. Realizoi sipërmarrjen titanike të 1954-ës, pasi rindërtoi Nationalmannschaft-in nga gërmadhat e luftës, duke e futur Gjermaninë midis fuqive të futbollit.

Zotëronte personalitet të spikatur dhe dinte të zgjidhte njerëzit. Në çdo grumbullim të kombëtares ndalonte alkoolin dhe duhanin, ndërsa për pjesën tjetër i trajtonte lojtarët me shumë familjaritet dhe fitonte respekt edhe falë kompetencës së madhe në futbollin ndërkombëtar, e arritur pas udhëtimeve të gjata në shumë vende, për të qenë gjithmonë në korent të zhvillimeve të reja (në atë kohë nuk ekzistonte televizioni. Jo më kot i madhi Hugo Meisl, krijuesi i “Wunderteam” të Austrisë. deklaronte se vetëm tre njerëz në botë e njohin vërtet topin: ai vetë. pa diskutim, e pastaj italiani Vittorio Pozzo dhe gjermani Sepp Herberger.

Më 1950 kishte rindërtuar skuadrën nga hiçi, duke e formuar rreth disa njerëzve kyç, mbi të gjithë rreth të madhit Fritz VValter. të cilin e kënaqte duke i aktivizuar edhe vëllain Ottmar, ndër të tjera një sulmues i shkëlqyer. Impulsivi Rahn ishte një goleador pjellor dhe mbrojtja, ndonëse me tre lojtarë, sipas sistemit, kishte lojtarë të një force mbresëlënëse, si Liebrich e Posipal. Përveç një bllokut të vogël nga Kaiserslautern, lojtarët vinin nga skuadra të ndryshme, e megjithatë karizma e Herbergererit krijoi një grup homogjen, me shpirt fituesi.

Hungaria ishte skuadra e mrekullive. Kishte magjepsur botën, duke shpartalluar Anglinë në Budapest e pastaj në “Wembley”, i kishte “bluar” kundërshtarët në Olimpiadë, dy vjet më parë. Tronditja e humbjes në finalen e ndezur të Bernës ishte kaq e madhe sa që u dha jetë fantazive më të dëshpëruara: që Hungaria. në krizë të thellë ekonomike. e kishte shitur ndeshjen për një sasi traktorësh nga Gjermania, në rimëkëmbje të shpejte pas luftës; ose që gjyqtari kishte sabotuar vendet lindore për arsye politike (në fakt gjykimi i ndeshjes nuk pati asnjë kontestim). Dhe, përveç këtyre, edhe dopingu. Por Herberger kishte fituar, vetëm kjo kishte rëndësi. Kombëtarja e tij, vazhdon të thuhet edhe sot, pushoi menjëherë së fituari. Italia e masakruar në turin e parë të botërorit, u ndesh me Gjermaninë pak muaj pas triumfit të Bemës dhe epidemisë së verdhëzës dhe fitoi 2-1 në Shtutgart (30 mars 1955).

Por a nuk i ndodhi e njëjta gjë edhe një tjetër kampioneje vite më pas, Italisë së Enzo Bearzotit, e cila fitoi Kupën e Botës 1982 dhe menjëherë më pas nuk arriti të kualifikohej në Euro 1984? I palëkundur, Herberger vazhdoi me durim punën e tij dhe në Botërorin 1958 u paraqit përsëri me një skuadër kompetitive, shumë të fortë, e cila u rendit e katërta, pasi u eliminua në gjysmëfinale nga Suedia vendëse e profesorëve të futbollit. U largua nga skuadra më 1964. kur tashmë Schon priste me padurim të merrte detyrën dhe kur injorimi i yjeve që luanin jashtë vendit rrezikonte të varfëronte një kombëtare ende protagoniste. Ai e kishte futur në rrugën drejt lavdisë, duke e pilotuar në katër botërorë e duke demonstruar predispozicionin e gjermanëve në turnetë e shkurtër por me intensitet të lartë. E vënë nga ai në shina. Gjermania Perëndimore do të bëhej një protagoniste konstante e botërorëve dhe evropianëve. I tërhequr në pension, Herberger ndërroi jetë më 28 prill 1977.(SI)