osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Senatori i PDI-së letër kryeministrit italian: Të mbështesim hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në

Senatori i PDI-së letër kryeministrit italian: Të mbështesim hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në

Senatori i PDI-së (Partia Demokrate, qendër e majtë), Gianni Pittella i dërgoi një letër kryeministrit italian, Giuseppe Conte për t’i kërkuar që në Këshillin e radhës Europian, të konfirmohet pozicioni i Italisë në favor të përshpejtimit të negociatave për aderimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

“I dashur President, në Këshillin Europian të radhës të 28-29 qershorit Ju kërkojmë të konfirmoni pozicionin e Italisë në favor të përshpejtimit të negociatave për aderim në Bashkimin Europian të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Maqedonisë”, fillon letra që i është dërguar nga senatori demokrat, Gianni Pitella kryeministrit Giuseppe Conte.

“Në dritën e miqësisë së gjatë që lidh popujt italianë, shqiptarë dhe maqedonas, të marrëdhënieve tregtare mes vendeve tona dhe të përpjekjeve që qeveritë e Shqipërisë dhe Maqedonisë kanë kryer për të përforcuar demokracinë dhe shtetin e së drejtës, besojmë se një pozicion i favorshëm në përshpejtimin e negociatave përkon me interesin italian, maqedonas, shqiptar dhe të gjithë Europës”, përfundon kjo letër që është firmosur edhe nga senatorët Cucca, Laura Garavini, Francesco Giacobbe, Nadia Ginetti, Salvatore Margiotta, Antonio Misiani, Tommaso Nannicini, Edoardo Patriarca, Roberto Rampi, Tatjana Rojc, Valeria Valente dhe Luigi Zanda.