osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Senati i kërkon dorëheqjen Mynyr Konit: Je në shkelje flagrante të ligjit, studentët duan mësim

Senati i kërkon dorëheqjen Mynyr Konit: Je në shkelje flagrante të ligjit, studentët duan mësim

Me kërkesë të studentëve të Universitetit të Tiranës të cilëve nuk po ju mundësohet vazhdimi normal i mësimit pasi një grup studentësh të forumeve poltike të opozitës kanë uzurpuar ambjentet e disa fakulteteve, është zhvilluar sot një takim mes rektorit të Universitetit të Tiranës. Mynyr Koni (i cili nuk ka ndërmarrë asnjë hap për lirimin e ambienteve siç kërkojnë studentët duke u bere palë me zaptuesit dhe lojrat politike të PD-LSI) dhe senatit akademik.

Burimet bëjnë me dije se gjatë takimit senati ka vënë me shpatulla pas murit rektorin Koni, duke i përplasur në sy faktin se është në shkelje flagrante të ligjit. Senati ka shkuar edhe më tej, ku duke mos toleruar shkeljen që po i bën ligjit Koni, ka kërkuar dorëheqjen e tij që t’i hapet rrugë vazhdimit normal të mësimit.

Ajo që është vënë re në gjithë këtë akuzë të senatit ndaj rekotorit Koni sipas burimeve, është fakti se ai ka qenë krejt i vetmuar dhe nuk ka thene asnje fjale, duke pranuar kështu shkeljet e konstatuara.

Rektori Koni, theksojnë burimet, nuk ka patur asnjë mbështetje në senat, duke treguar kështu se tanimë senati i UT kërkon dorëheqjen e rektorit Koni.

Kujtojmë se më heret studentët e fakulteteve, pas plotësimit të kërkesave të tyre nga qeveria, kanë kërkuar nga Koni me shkresë zyrtare por edhe me anë të preononcimeve në media, që të zhbllokojë ambjentet e uzurpuara nga një grup personash politik, pasi humbja e orëve të mësimit po çon në djegien e vitit akademik, që do të kishte një kosto shumë të lartë për familjet e të gjithë studentëve. Por, të gjitha kërkesat e studentëve kanë rënë në vesh të shurdhër, duke e bërë rektorin Koni pjesë të një plani ogurzi për djegien e vitit akademik për të gjithë studentët e UT-së.

Ky rast i paprecedent mesa duket ka çuar edhe senatin në këtë kërkesë ultimative për dorëheqjen e tij, pasi ata që e pësojne nga heshtja dhe mos-zhbllokimi i fakulteteve, janë studentët./lexo.al/