Ka ndodhur më parë me Novak Djokovicin, tani është radha e Ivan Rakitic. Kur një sëmundje mund të ndryshojë jetën tuaj, për mirë: është rasti i sëmundjes Celiac. Pra, mesfushori kroat ka zbuluar se ai është intolerant ndaj glutenit dhe, me të drejtë, ka ndryshuar dietën e tij. Në të njëjtën kohë, performanca e tij në fushë është rritur gjithashtu, së pari me fanellën e Barcelonës dhe tani me atë të Kroacisë. Rakitic është shprehur për El Pais:..
” Kam bërë një analizë dhe zbulova se vuaja nga sëmundja Celiac, nuk mund të haja më ushqime që përmbajnë gluten. Më ka ndodhur shumë shumë herë pas ndeshjeve të ndihem shumë keq, i fryrë, dhe nuk e marr dot veten nga lodhja. Kam ndryshuar mënyrën e të ushqyerit dhe në shtëpinë time nuk gjen më coca-cola, por vetëm ujë. Kam filluar të bashkëpunoj me njerëzit dhe kjo më ka ndihmuar shumë. Qëkur kam ndryshuar mënyrën e të ushqyerit ndihem shumë mirë dhe dhe nuk kam më probleme me zorrët. Në fillim më dukej diçka e parëndësishme por kur e provova e kuptova rëndësinë dhe vendosa të përmirësohem.
Ivan Rakitiç