Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar 2.5 ton kokainë e cila po transportohej me flamur origjine nga shteti afrikan i Togos.
Si pasojë e operacionit janë arrestuar 15 anëtarë të ekuipazhit, mes tyre 2 shqiptarë dhe 13 pakistanezë.
Ajo që zbuloi trafikantët, ishte fakti se anija e mallrave ishte ngarkuar me 200 ton kafe të deklaruara, sasi kjo shumë më e vogël se kapaciteti normal i saj. Kjo tërhoqi vëmendjen e autoriteteve të cilat më pas nisën kontrollin e imtësishëm të mjetit.
Ky operacion, i drejtuar dhe i koordinuar nga Prokuroria Kundër Drogës në Gjykatën Kombëtare, i shtohet atyre të kryera deri më sot në të ashtuquajturën ‘Rruga e Atlantikut’ të kokainës, e njohur për përdorim nga anijet e peshkimit, tregtarët dhe transportuesit e mallrave të ardhur nga Amerika e Jugut, të cilat transportojnë substanca narkotike përmes Atlantikut dhe futjen e tyre të mëvonshme në kontinentin evropian.
Mësohet se anija ishte nisur nga porti i Santos, Brazil më 20 dhjetor dhe edhe pse me flamur të Togos, menaxhohej nga Greqia. Destinacioni i saj ishte Riga, Letoni. Droga ishte me vlere 180 mln euro. Anija rezulton dy here e ndaluar ne Turqi dhe Rusi për probleme te ndryshme.
Në 15 shkurt duhet të mbërrinte në Riga, Letoni. Në anije u gjeten edhe dy gomone, njëra prej të cilave arrinte shpejtësi deri në 15 nyje.
https://twitter.com/guardiacivil/status/1616459139395231744?