Agjentët e doganave kanë konfiskuar dërgesën më të madhe të “miellit” që u gjetën në portet e New York dhe New Jersey në 25 vitet e fundit.
Mbrojtja doganore dhe mbrojtja kufitare e SHBA thotë se 3200 kg në 60 paketa u konfiskuan në Port New York / Newark më 28 shkurt. Vlera totale vlerësohet në 77 milionë dollarë.
Është kapja më e madhe e “miellit të djallit” në porte që nga viti 1994.
Një zëdhënës i doganave thotë se droga u gjet në një anije që dyshohet se vinte nga Amerika e Jugut.