Sali Berisha ka reaguar në lidhje me sekuestrimin e pronave të deputetit të PD Kasëm Mahmutaj.
“Kam dëgjuar lajmin aq sa keni dëgjuar dhe ju. Nuk kam asnjë dijeni tjetër, por e ndjek me vëmendje zhvillimin. Ajo që thoni ju është e vërtetë, që bëhet fill pas Kuvendit dhe në një ditë pushimi.
Por, duke qenë e qartë se SKAPI është i partisë, ne do të ndjekim me vëmendje çdo zhvillim. Jemi për zbatimin e ligjit”, tha Berisha.