osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sekuestrimi i 119 kg kokainë, një grup vodhi drogën në Itali, si kaloi dy pika kontrolli në Itali dhe Shqipëri!

Sekuestrimi i 119 kg kokainë, një grup vodhi drogën në Itali, si kaloi dy pika kontrolli në Itali dhe Shqipëri!

Pas kapjes së 119 kilogramëve kokainë në Romanat të Durrrësit në një konteiner të mbushur me banane që vinte nga Ekuadori duket se fshihet një skenar i mirëfilltë filmash me grupe kriminale që i vjedhin njeri-tjetrit lëndën narkotike.

Policia ka dyshime të forta se brenda konteinerit me banane që vinte nga Ekuadori fshihej një sasi kokaine shumë më e madhe krahasuar me atë që u kap në Durrës.

Pikërisht kjo sasi e madhe dyshohet se është vjedhur gjatë tranzitit që konteineri bëri në portin e Gioia Tauro në Itali.

Kjo, pasi autoritetet portuale dhe policia konstatuan konteinerin e hapur duke parë që ishin marrë sasi të mëdha bananesh, e cila në fakt dyshohet se është lëndë narkotike kokaine.

Pasi u fut në Durrës, konteineri që kishte brenda 119 kilogram kokainë doli i pastër në skaner, por më pas u ndalua nga persona të panjohur në Romanat të Durrësit, të cilët kryen kontrolle në pjesën e brendshme të konteinerit me banane, raporton abcnews.al. Dyshohet se personat në fjalë kërkonin sasinë e drogës që gjendej në konteiner.

Vjedhja e kokainës në Itali

Gjithçka ka nisur në një nga portet e Ekuadorit ku një kompani që importon banane nga Amerika Latine kishte bërë porosinë e radhës. Krahas bananeve, në konteinerin frigoriferik ishte futur edhe një sasi e madhe lënde narkotike kokainë. Grupet kriminale kanë ndjekur rrugëtimin disa javor të konteinerit nga Ekuadori për në portin Gioia Tauro në Itali.

Konteineri është hapur pikërisht në këtë port dhe fillimisht ndërhyrja është konstatuar nga autoritetet e portit, të cilët njoftuan policinë se kishte ndodhur një vjedhje e arkave me banane nga konteineri me destinacion Shqipërinë.

Pas verifikimit të procesverbalit të nisjes dhe konstatimit të arkave me banane prezente, policia ka bërë një procesverbal tjetër ku ka shënuar se konteineri u gjet i hapur, pa plumbçen që shërben si vulë dhe se nga ai ishin vjedhur një sasi e madhe bananesh pa bërë fjalë për lëndë narkotike.

Dyshohet se sasia e madhe e bananeve, të cilat janë hequr nga konteineri janë kokainë e vjedhur nga një grup kriminal, i cili kishte dijeni për prezencën e saj aty.

Policia dhe autoritetet e portit të Gioia Tauro bën mbylljen e konteinerit dhe bashkë me procesverbalin përkatës e nisin konteinerin për në portin e Durrësit.

Skaneri

Duke u sinjalizuar nga autoritetet italiane se konteineri në fjalë ishte hapur në portin e Gioia Tauro, autoritetet portuale në Durrës e fusin atë në skaner dhe e nxjerrin të pastër pavarësisht se më pas në brendësi të tij do të gjendeshin 119 kilogram kokainë. Me mbylljen e procedurave dhe daljen e konteinerit të pastër, një kamion vjen në port dhe e merr atë për ta dërguar bashkë me bananet që gjendeshin brenda në Vaqarr, ku ndodhet magazine e kompanisë shqiptare që kishte bërë porosinë. Pikërisht në Romanat, kamioni ndalohet nga disa persona ende të paidentifikuar nga policia, të cilët kryejnë kontroll në konteiner.

Policia dyshon se personat në fjalë i përkasin një grupi kriminal në Shqipëri, të cilët kërkuan në konteiner për sasinë e drogës që gjendej aty, për të cilën ata kishin dijeni. Nuk dihet ende nëse ata morën gjë nga konteineri, megjithatë vetëm pak minuta më vonë në vendin e ngjarjes mbërriti policia dhe pasi e shoqëroi kamionin në magazinën e kompanisë që kishte porositur bananet, konstatoi edhe lëndën narkotike prej 119 kilogram kokainë.

Dyshimet

Policia dyshon se një sasi e madhe droge është vjedhur në Itali nga konteineri që vinte nga Ekuadori nga një grup kriminal që kishte dijeni mbi prezencën e lëndës narkotike aty. Nuk dihet ende se sa ka qenë totali i kokainës në konteiner dhe pse grupi në fjalë nuk ka marrë të tërën. Po ashtu, policia dyshon se edhe kontrolli nga persona të paidentifikuar i konteinerit në Romanat të Durrësit është bërë për të gjetur kokainën, për të cilën ata kishin dijeni.

Megjithatë, deri më tani për këtë ngjarje janë shoqëruar në polici tre persona. Ata janë dy shoferët e kompanisë që kishte porositur konteinerin si edhe administratori i kompanisë. /abcnews.al