osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sek*ualiteti dhe agresiviteti/ Profesori i psikologjisë: Jemi shoqëri primitive sa i përket marrëdhënieve intime, ja pse duhen hapur shtëpitë publike

Sek*ualiteti dhe agresiviteti/ Profesori i psikologjisë: Jemi shoqëri primitive sa i përket marrëdhënieve intime, ja pse duhen hapur shtëpitë publike

Profesori i Psikologjisë, Edmond Dragoti ka reaguar duke marrë shkas nga reagimet që kanë vërshuar në rrjetet sociale, për ngjarjen në fshatin Zall Bastar të Tiranës, ku vëllai, për të shpëtuar nderin e tradhtisë bashkëshortore të së motrës i mori jetën të dashurit të saj.

Ky i fundit nuk është një rast i izoluar. Madje duhet thënë se, nga reagimet që sheh në rrjetet sociale, vërehet se ka një etje për dhunë. Ajo që bie më shumë në sy ishte se, pjesa dërrmuese mendonte që i vëllai të vriste të motrën, jo të dashurin e saj, ndërsa të tjerë thoshin se duhej t’i ishte vrarë të dy.

Por përse kërkohet ky lloj shpagimi masiv nga shumica e shqiptarëve?

“Kjo ngjarje është në vetvete një krim seksual i mirëfilltë, por në kushtet tona ka një specifikë të veçantë, sepse është një krim seksual tipik shqiptar, që lidhet me kulturën dhe trashëgiminë tonë, me atë që ne e kemi të vështirë ta ndryshojmë. Ai vrau të dashurin e motrës, por jo motrën, e kjo bën të veçosh faktin se drejtohen gjithmonë ndaj meshkujve, ose ndaj atij tjetrit dhe jo tëndit.

Duke menduar se kush është faji, kapin objektin dhe jo subjektin e fajit. Këtu ka shumë faktorë që ndikojnë, sikurse ndodh edhe në shumë ngjarje të tjera.

Në asnjë ngjarje nuk është vetëm një faktor, por disa që puqen e bëhen një, që arrin pikën e vlimit dhe sjell ngjarjen. Në këtë rast, një nga arsyet kryesore është kultura primitiviste, rivaliteti mashkullor për një femër. Kjo ndodh në botën e kafshëve, por edhe në kulturat primitive, siç është edhe ajo e trashëguar nga ne”, shprehet Dragoti.

Por a janë shqiptarët në një kulturë post-primitive, apo ende thellësisht primitive?

“Ende primitive në aspektin e instikteve, sepse pavetëdija është ajo që stimulon elementin primitiv te njeriu. Në këtë rast orientimi është i qartë: rivaliteti mashkullor stimulon konfliktin për të zotëruar një femër”, tha psikologu i njohur.

Paqja duket se gjendet gjithmonë te vrasja, te heqja e mundësisë së të jetuarit të tjetrit…

“Arsyetimi i dytë është kultura patriarkale e jona. Femra, gruaja apo motra konsiderohen si pronë e vëllait apo e burrit në përgjithësi, jo si një individualitet njerëzor me personalitetin e vet, me fajet e veta apo me dëshirat e veta. Duke qenë se prona është e jotja, ti nuk merresh me pronën, nuk vret apo shkatërron pronën tënde, por atë që ta kërcënon këtë pronë. Kjo duket sikur ti mbron apo mbështet njeriun tënd, motër apo grua, por në fakt ti po mbron pronën tënde. Në këtë aspekt, kultura patriarkale bashkohet me kulturën primitiviste dhe krijon orientimin ku njeriu bëhet më agresiv se ç’duhet, kur reagon pa përgjegjësinë sociale, e kur shkon drejt një krimi seksual të pamenduar, pa peshuar koston dhe shpërblimin e këtij veprimi”, shpjegoi më tej Edmond Dragoti.

Kjo kulturë vihet re më shumë në zonat rurale. A ka një shkak për këtë?

“Ndodh në zonat rurale, sepse aty komunikimi ndërpersonal është më i pakët. Po të vësh re, në fshatrat e thella të Tiranës kemi edhe raste të shumta inçestesh, krime skandaloze seksuale, por që nuk raportohen. Kjo është pasojë e vetizolimit të këtyre komuniteteve. Banorët, edhe pse janë pak nuk komunikojnë shumë me njëri-tjetrin dhe kjo i bën që në shumë veprime a sjellje të jenë të izoluar dhe të reagojnë sipas instiktit dhe jo sipas nevojave të shoqërisë. Pra, sjelljet e tyre janë më pak shoqërore dhe më shumë instiktive, s’po them kafshërore. Atje ku mungon komunikimi shoqëror, pjesa sociale është e kufizuar. Pikërisht prania e shoqërisë është ajo që të shëron dhe të bën të mos ndihesh vetëm”, vijoi profesor Dragoti.

Si pjesë e kësaj mendësie primitive, a janë një popull i dhunshëm shqiptarët?

“Janë i dhunshëm dhe seksual, njëkohësisht. Agresiviteti është një nga instiktet më të vështira për t’u përballuar në kushtet kur nuk ke një formim të përgjegjësisë sociale dhe një kulturë ende të pakultivuar mjaftueshëm. Izolimi dhjetëravjeçar që kemi pasur ne si popull dhe si komb na ka bërë që të ruajmë kulturën e së kaluarës, patriarkale. Në veprimet tona shpesh ka munguar dhe mungon pjesa e kontrollit të agresivitetit, që vjen nga varfëria, nga mungesa të mëdha, nga izolimi, apo nga shumë faktorë që e stimulojnë atë. Secili prej nesh e ka instiktin e agresivitetit, por e zhvillojnë apo e lejojnë atë në bazë të përgjegjësisë sociale që kanë dhe kulturës që kanë. Një kulturë e kultivuar ose e zhvilluar nuk e lejon agresivitetin të shfaqet në çdo rast dhe ka një përgjegjësi sociale më të madhe. Me sa duket, ne jemi ende në fazën e zhvillimit foshnjor ose adoleshent, ku kemi rebelizmat tona, jemi vazhdimisht revolucionarë, prishim, shkatërrojmë edhe ndreqim sërish. Jetojmë në një botë pa përgjegjësinë e duhur sociale”, u shpreh Dragoti.

Krimet e pasionit po bëhen më të shpeshtë, më agresive dhe më dinamike dhe rasti në fjalë e tregoi. Ai mori një levë, e goditi dhe pastaj u mendua ta fshehë krimin. Por, duket se edhe legjislacioni, të cilin shpesh e kemi diskutuar se po ashpërsohet, nuk po sjell efektet e duhura. Çfarë duhet të bëjmë për të pasur një lloj “perdeje” për ta ndalur këtë gjë?

“Ligji është një gjë dhe kam përshtypjen se kemi ligje të mjaftueshme. Nëse i zbatojmë ato, ne mund ta kontrollojmë situatën, por mungon shprehia dhe praktika e zbatimit të ligjit”, deklaroi profesori i Psikologjisë.

Shpeshherë kemi femra nën mbrojtje nga ligji, por që sërish bien prè apo viktima të dhunës nga bashkëshortët apo partnerët e tyre. Kjo do të thotë se, pavarësisht ligjit apo mburojës ligjore, prap kemi viktima. A mos duhet të konceptohet ndryshe?

“Kultura e respektimit të ligjit nuk vjen shpejt dhe përnjëherë. Ne vazhdojmë të jemi ende në fazën e tranzicionit, në kushtet e lirisë kaotike, i çliruar nga çdo gjë dhe nuk e ke në kontroll situatën e lirisë tënde. Këtë situatë e shohim jo vetëm te shtresat në fshat apo në qytet, te shtresa e mesme që është ende në proces realizimi, por edhe në nivelet më të larta të shoqërisë, edhe në politikë. Mjafton dëshira e madhe e politikanëve për t’u pasuruar brenda ditës dhe puna e tyre vetëm për vete dhe jo për të tjerët, vetëm për sot e jo për nesër, është një dritëshkurtësi që kushtëzohet nga fakti që mungon barazpesha e kostos dhe shpërblimit. I faktit që nuk mendon për të ardhmen, por vetëm për të sotmen, gjë që bën që çdo veprim të jetë jo i përgjegjshëm në mënyrë të mjaftueshme. Dhuna në këtë rast është e pranishme vazhdimisht. Politikani bën ligje, jo për veten por për të tjerët. Kjo bën që të jesh arrogant dhe i dhunshëm, e reflektohet në të gjitha nivelet e shoqërisë”, tha Dragoti.

Por a janë shqiptarët të frustruar seksualisht?

“Pavarësisht se para viteve ’90, shqiptarët ishin të frustruar për mungesën e lirisë në përgjithësi, tani që janë të lirë për çdo gjë, ata janë të frustruar në aspektin kulturor. Ata kanë mësuar të sillen në varësi të pritshmërive të shoqërisë, të fisit apo të komunitetit ku jetojnë; e nga ana tjetër të dëshirave që ua jep liria e pakufizuar për të bërë gjithçka”, deklaroi profesori.

A ndërhyn kompleksiteti këtu, qoftë i femrës apo edhe i mashkullit?

“Kjo bën që ata të mos gjejnë ose përputhin egon, instiktin, dëshirën e brendshme për seksualitet, me kontrollin që kërkon të ushtrojë shoqëria apo opinioni social, pengesat që krijojnë ata. Kjo mospërputhje krijon vazhdimisht konflikte të brendshme. Ky është një element i rëndësishëm që i frustron, shton nivelin e stresit, iu shkakton depresion, ose i bën që të devijojnë e të deformohen, duke bërë sjellje të gabuara, deri në krime seksuale”, tha Edmond Dragoti.

Mos vallë ka ardhur momenti që të diskutohet si tezë edhe çështja e shtëpive publike? A është kjo një zgjidhje për një shoqëri në depresion seksual?

“Hapja e shtëpive publike u mendua në periudhën e mbretërisë së Zogut, si një mundësi për të zhvilluar kulturën shqiptare. Si tezë, edhe është, edhe s’është e shëndetshme. Është e rëndësishme në rast se kontrollohet nga shteti, nëse menaxhohet me kujdes. Por në rast se ajo do të tolerohet, apo do të abuzohet mund ta dëmtojë edhe më shumë shoqërinë. Ndaj, nëse kontrollohet me kujdes dhe i referohet niveleve tona të zhvillimit kulturor mund të ketë avantazhe të rëndësishme në kuptimin e çlirimit të nevojave dhe dëshirave seksuale”, tha Dragoti.

A mund të konsiderohet si një çlirim psikologjik?

“Sigurisht që e çliron tensionin shoqëror seksual në vetvete, por nga ana tjetër tensioni dhe agresiviteti nuk është vetëm seksual, por shtrihet në të gjitha aspektet e tjera, ekonomike, sociale, etj.. Të gjitha këto krijojnë potencialin e agresivitetit, që shpesh konvertohet në seksualitet, shpesh në kriminalitet. Sot mendohet se edhe përdhunimi, si krim seksual, është më tepër një agresivitet dhe nuk ka të bëjë me seksualitetin”, përfundoi