Sejfi (Sali) Protopapa, doktor në fizikë dhe punonjës për Nasa e jo ordiner siç e tregonte sistemi komunist.
U arsimua në vendlindje dhe më pas në Itali. Në vitin 1943, kur ishte vetëm 20 vjeç, emërohet komandanti i një çete të Ballit, që vepronte në zonën e Roskovecit, e ndodhur midis Beratit dhe Fierit. Në vitin 1944 u largua përfundimisht nga Shqipëria, duke u vendosur fillimisht në Itali e më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas arratisjes nga Shqipëria, Sejfi Protopapa mbrojti doktoraturën për Fizikë Bërthamore në SHBA dhe punoi në laboratorin Los Alamos për shpikjen e bombës me hidrogjen, e më pas në NASA për komunikimet satelitore me reze lazer. U rikthye në Shqipëri vetëm në vitin 1991, pas rënies së komunizmit.