Zgjatja e mandatit të organeve të vettingut do të jetë një ndër temat e diskutimit sot në Kuvend, që pritet “të ndezë” seancën.
Teksa maxhoranca kërkon që opozita të votojë zgjatjen e mandatit të këtyre organeve në Kuvend, opozita siç duket është e ndarë. Kështu, grupi i Rithemelimit të Berishës është kundër shtyrjes së mandatit, ndërsa deputetët e Bashës pritet të vendosin sot mbi qëndrimin e tyre në një mbledhje me grupin.
Në qershor të këtij viti skadon afati për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Komisionerët publik, ndërkohë që llogaritet që deri në atë kohë të paktën 30 përqind e gjyqtarëve dhe prokurorëve të mos i jetë nënshtruar procesit të rivlerësimit. Sipas propozimit të shumicës, zgjatja e mandatit duhet të bëhet deri në fund të viti 2024.
“E kapa në flagrancë të dashurin e shoqes duke e tradhtuar”/ Armina Mevlani tregon çfarë ndodhi pas kësaj dhe i befason të gjithë: Ai i bëri lavazh truri…
“Ja çfarë i thashë Beatrixës pas daljes nga Big Brother VIP”/ Rrëfehet Elgit Doda, zbulon edhe mesazhin që i pëshpëriti në vesh Donaldit kur hyri brenda shtëpisë
“Ptuuu farë e keqe”, shpërthen Artan Hoxha dhe nuk lë gjë pa thënë: Kur ngelet në duart e tregtarëve të vezëve dhe lavatriçeve…
Në bazë të legjislacionit në fuqi, pas përfundimit të mandatit të KPK-së, rivlerësimi të mund të bëhet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për gjykatësit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për prokurorët.
Në dhjetor të vitit të kaluar Komisioni i Venecias u shpreh në favor të zgjatjes së mandatit të institucioneve të Vettingut, e po ashtu dhe Operacioni ndërkombëtar i monitorimit.
Më herët, në mbështetje të ndryshimeve të propozuara ishin shprehur përveç ambasadës amerikane dhe Delegacionit të Bashkimit europian në Tiranë, edhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), struktura e përbërë nga ekspertë të huaj që mbikëqyr procesin e rivlerësimit.
RENDI I DITËS:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 3.2.2022 (Neni 44, pika 2 e Rregullores)
2. Njoftime (Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Interpelancë me ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës kërkuar nga deputeti FerdinandXhaferraj. (Neni 80, Kushtetutë, neni 96, Rregullore Kuvendi)
4. Interpelancë me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kërkuar nga deputeti Erion Braçe. (Neni 80, Kushtetutë, neni 96, Rregullore Kuvendi)
5. Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar” (Propozuar nga një grup deputetësh të shumicës parlamentare). (Neni 177 i Kushtetutës dhe nenet 77/b dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: 2/3 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) Pyetje Shprehet nismëtari Relatorë: Klotilda Bushka, Klevis Xhoxhi Shprehet organi përgjegjës: Këshilli për Legjislacionin dhe komisioni për Çshtjet Ligjore,Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
6. Projektvendim “Për miratimin e listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. (Nen 147, pika 8 të Kushtetutës, ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”,
neni 111 Rregullore Kuvendi, votim i fshehtë, shumicë e cilësuar votash për miratim: 2/3 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) Koha e votimit
7. Projektvendim “Për miratimin e listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. (Neni 147, pika 8 të Kushtetutës, ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, neni 111 Rregullore Kuvendi, votim i fshehtë, shumicë e cilësuar votashpër miratim: 2/3 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) Koha e votimit
8. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60′)