Kreu i qeverisë Edi Rama nuk i ndal pumimet dhe mbremjen e sotme ka bërë me dije se jane drejt fundit punimet për urën e Gjorovenit në Berat.
Rama shprehet se shumë shpejt ura do të jetë gati për banorët e 5 fshatrave të cilët do kalojnë aty duke permiresuar infrastrukturen ne te gjithe zonen.
“Vijon puna për urën e Gjorovenit në Berat, e cila në përgjigje të kërkesës së komunitetit, do të jetë shumë shpejt gati në shërbim të banorëve të pesë fshatrave” shkruan kryeministri Edi Rama teksa poston pamjet.