Kryeministri Edi Rama thirri sot në një mbledhje drejtorët rajonalë të Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
Për rreth 30 minuta Rama, nga ora 17:00-17:30 në Sallën e Hartave në Kryeministri, Rama mbajti një takim me drejtorët.
Kësaj radhe si asnjëherë tjetër Rama u tregua shumë i butë dhe supermotivues.
‘U kujtova t’ju mbledh vetë pas 4 muajsh nga takimi i fundit sepse ju, Shërbimi Kombëtar i Punësimit, ishit përmendur në Progres Raportin e BE për çeljen e negociatave dhe gjithashtu jeni përmendur edhe në Raportin e Bankës Botërore për rezultate konkrete.
Se kam për natyrë të jem kaq i ëmbël por s’kam asgjë tjetër vetëm t’ju them faleminderit përzemërsisht që keni promovuar imazhin e progresit të vendit dhe keni garantuar stabilitet në arritjen mujore të objektivave të ndërmjetësimeve për punësim.
Në çdo mbledhje qeverie e kam përmendur shembullin tuaj se si me po të njëjtët njerëz, nëse motivohen dhe shtrëngohen, monitorohen nga një institucion inekzistent në treg, mund të bëhet një progres i jashtëzakonshëm. Jam këtu jo për t’ju frikësuar apo shkarkuar drejtorin e radhës nën objektiv, por për të dëgjuar çdo kërkesë tuajën’, tha Rama, ndonëse në sallë nuk kishte asnjë kërkesë.
Kryeministri nuk anashkaloi fiksimin e tij, teksa përmendi sërisht Kukësin që tashmë zyrtarisht e ka ‘peng’: ‘O Kukësi hë mo si e kam Kukësin? Në vijë të parë të sulmit i përgjigjet Drejtori Rajonal i Kukësit z.L.Halilaj.’ Mbani ritmin sepse vetëm kështu dhe së bashkë mund të bëjmë progres raporte në çdo sektor. Objektiva kanë edhe institucionet tjera, por jo të gjithë i realizojnë. Ju do keni edhe një sistem shpërblimesh që po e mendoj me kontribut edhe nga privati’, mbylli fjalën e tij Rama.
Kujtojmë që 4 muajt e parë të vitit raportimin e punësimeve ia besoi zëvendës-kryeministrit Erion Braçe.