osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Schallenberg nuk e “dëgjon” Lulin: Sa herë që vij në Tiranë shoh zhvillim, mbështetje Shqipërisë për integrimin!

Schallenberg nuk e “dëgjon” Lulin: Sa herë që vij në Tiranë shoh zhvillim, mbështetje Shqipërisë për integrimin!

Ministri Federal për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg zhvilloi sot edhe një takim men kreun e opozitës së rrugës Lulzim Basha i cili në takimin me të deklaroi se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet e vëna nga BE!

Ja çfarë i tha Lulziu:

“Duke mos plotësuar kriteret kryesore të hapjes së negociatave e sigurova ministrin austriak që PD do japë gjithë kontributin. Rruga që ka zgjedhur Rama është rruga e gabuar është rruga e fajësimit të kujtdo, është rruga e sulmeve ndaj BE, sulmeve ndaj qeverive europiane dhe sulmeve ndaj opozitës, medias e qytetarëve për të hequr përgjegjësinë”. Rama pop tregon se është pengesa e vetme, opozita e bashkuar është në krye të detyrës. Propozimi për reformën zgjedhore vazhdon të mbetet në tryezë dhe me këtë përgjegjsi para shqiptarëve i komunikova ministrit austriak që të mbështetet te opozita e bashkuar e PD, që Shqipëria mos mbetet peng i kapjes së shtetit dhe asgjësimit të institucioneve të pavarura dhe nëpërmjet zgjidhjes politike të dalim nga marshi indietro dhe të ecim ëprpara me vendosmëri dhe vizion për të kryer detyrat e shtëpisë për të luftuar korrupsionin”.

Por Schallenberg u shpreh me superlativa pôr Shqipërinë si një zë i sigurtë për hapjen e negociatave duke i dhënë një shuplakë Lulziut, që nuk ndjen as grushtat që ha çdo ditë nga ndërkombëtarët, a thua se është i mpirë në frigoriferin e braktisjes.

Shqipëria është në rrugën e duhur drejt hapjes së negociatave për integrimin në Bashkimin Europian dhe zhvillimi që ka pësuar Tirana vitet e fundit është treguesi më i qartë për përkatësinë perëndimore të vendit tonë. Ky ishte mesazhi që përcolli ministri Federal për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg në takimin me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Duke konfirmuar mbështetjen pa kushte të Austrisë për rrugën europiane të Shqipërisë, Schallenberg vlerësoi në mënyrë të veçantë ndryshimet pozitive që ka pësuar kryeqyteti shqiptar vitet e fundit.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, në Tiranën me diell, për të takuar kryebashkiakun, ministrin e Jashtëm, Kryeministrin dhe Presidentin. Është një kënaqësi e madhe! Është hera e pestë apo e gjashtë që vij në Tiranë dhe çdo herë shoh zhvillimin dhe besoj se kjo është një gjë shumë pozitive, është diçka që njerëzit këtu duhet ta vlerësojnë që gjithçka po ecën para”, tha ministri Schallenberg.

Kryebashkiaku Veliaj falenderoi mikun austriak për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme që Austria i jep Shqipërisë në të gjitha sfidat e zhvillimit dhe integrimit. “Është një kënaqësi shumë e veçantë që kam një mik shumë të shtrenjtë, ministrin e jashtëm të Austrisë, një vend mik, një vend partner, një vend avokat i Shqipërisë në sfidën që kemi përpara për integrimin në BE. Ashtu siç ramë dakord me Aleksandrin, është shumë e rëndësishme që shtetet të bashkëpunojnë, por gjithashtu edhe qytetet”, tha ai.

Ministri Schallenberg theksoi se Austria është një avokate e përhershme e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit, ndaj dhe mbështet pa kushte çeljen e negociatave javën tjetër. “Shqipja ime është e dobët, por nga ato që tha kryetari Veliaj kuptova tre fjalë: Mik, avokat dhe maratonë. Isha këtu për një vizitë mes miqsh. Javën tjetër pritet që të merren vendime të rëndësishme për Shqipërinë nga BE. Prandaj, doja të isha këtu që të qartësoja se Austria për Shqipërinë është një nga avokatët për fillimin e negociatave. Ju keni mbështetjen tonë, ne do të mbajmë qëndrimin tonë stoik. Por, çfarëdo që të ndodhë, unë besoj se Shqipëria është në drejtimin e duhur dhe duhet ta vazhdojë këtë rrugë”, tha Schallenberg.

Në shenjë të forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe në mënyrë të veçantë mes Tiranës dhe Vienës, kryebashkiaku Veliaj dhe ministri Schallenberg mbollën një pemë në Parkun Europa. “Në emër të kësaj miqësie mbollëm një pemë, një miqësi e Tiranës me Vienën, Gracin dhe me shumë qytete të tjera austriake me të cilat bashkëpunojmë. Në fund biem dakord se kryetarët e bashkive, ministrat, shkojnë e vijnë, por ato që mbeten janë marrëdhëniet mes njerëzve. Për këtë marrëdhënie speciale jam shumë i lumtur që mbollëm sot një pemë, në kujtim të marrëdhënies fantastike që Shqipëria ka me Austrinë. E falenderoj ministrin për gjithë kontributin, si avokati më shembullor i Shqipërisë në aspiratën e saj europiane”, theksoi Veliaj.

Më tej, ai e falenderoi ministrin austriak edhe për ndihmën konkrete dhe solidaritetin që tregoi Austria në momentin që Shqipëria u godit nga tërmeti gjatë muajit të shkuar. “E falenderova për ndihmën për tërmetin. Ka qenë një ndihmë bujare e Austrisë për të menaxhuar situatën e emergjencave pas tërmetit. Jo vetëm financiare, por edhe në kontribute fizike. Me shumë prej bashkive të tjera jemi duke punuar sesi Tirana mund të forcohet në një qytet që kalitet për sfida të tilla, qofshin ato dukuri ose fatkeqësi natyrore, apo të situatave të ndryshme që mund të krijohen në qytet kur vjen puna te menaxhimi i emergjencave civile”, u shpreh Veliaj dhe shtoi se mes Vienës dhe Tiranës do të vijojnë bashkëpunimet konkrete.