osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Sari Salltiku” fuqia mistike e vendit të shenjtë! Historia e shpellës në malin e Krujës

“Sari Salltiku” fuqia mistike e vendit të shenjtë! Historia e shpellës në malin e Krujës

Historitë e shpellës së shenjtë të Krujës nisin që në vitin 1325, kur në vend mbërrin nga Turqia, Sari Salltiku, i dërguari i Haxhi Bektesh Veliut.

Ai u vendos pikërisht në këtë vend, për të ushtruar ritet fetare larg njerëzve. Po të pyesësh banorët, do të flasin për dhjetëra mrekulli, që në kohë të hershme, por nuk mungojnë as dëshmitë në ditët tona. Fama i ka kaluar kufijtë e Krujës. Pelegrinët vijnë nga çdo anë, edhe pse nuk janë të besimit bektashian. Për ta, shpella e “Sari Salltikut” është vend i mirë.

Vendasit i dinë mirë historitë e njerëzve që janë shëruar pasi kanë dalë nga shpella. Mirëmbajtësi i vendit mban mend disa raste: “Shërbej këtu prej shumë vitesh. Kam parë të vijnë njerëz të sëmurë dhe të paralizuar, të cilët kanë hyrë në tyrbe, kanë kryer ritet fetare dhe kanë dalë me këmbët e tyre prej saj.

Kanë hyrë të mbajtur prej 4 vetash, por kur kanë dalë nga teqeja e ‘Sari Salltikut’, kanë ecur vetë. Këtu vijnë nga gjithë Shqipëria: nga Skrapari, Gjirokastra, Dibra e Bulqiza. Vijnë thuajse 50 vetë në ditë, ndërsa të dielave numri shkon deri në 200”, – thotë mirëmbajtësi i shpellës.

Kur shteti i shpalli luftë fesë, “Sari Salltiku” u vendos të prishej. Sekretari i organizatës së partisë urdhëroi një komunist, që të shembte vendin e mirë. Pasi e prishi, ai gjeti vdekjen nga shembja e dheut. Një tjetër nxitoi të marrë gurët e tyrbes së shkatërruar, por natën në ëndërr i ishte shfaqur një zë, që e urdhëronte t’i kthente gurët në vend.

Të tilla rrëfime mbeten dhe sot e kësaj dite në kufirin midis gojëdhënës dhe së vërtetës. Në fakt, rrëfime të tilla vijnë nga të gjitha anët e Shqipërisë ku vendet e shenjta kanë ngritur krye. Në Krujë tregojnë edhe për një grua të moshuar, e cila edhe pse e survejuar nga sistemi komunist, nuk frikësohej të ngjitej çdo ditë, në të ftohtë e të nxehtë, majë malit për të ndezur një qiri. I dukej sikur mbante malin gjallë. Nga ANi Jaupaj/Shkoder.info