Një ngjarje e rëndë që u bë publike sot ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën dytësore km 5 të autostradës Tiranë-Durrës tek mbikalimi.
Një mjet ka përplasur një grua të identifikuar si Matilda Salla, 34 vjeçe e cila për pasojë ka gjetur vdekjen. E reja kishte vetëm pak ditë që kishte festuar ditëlindjen para se të humbte jetën në mënyrë tragjike.
“JOQ” shkruan se drejtuesi që i ka marrë jetën të resë mësohet se ka qenë shoferi i Pelikani Security i cili e ka përplasur me autoblind teksa ishte në timon.
Fatkeqësisht e reja nuk ka mundur t’ia dalë. Raportime nga dëshmitarët në vendngjarje bëjnë me dije se ambulanca u vonua për t’i ardhur në ndihmë të resë.