Duket se Edi Rama ka marrë një ‘PO’ nga kancelarja gjermane Angela Merkel në lidhje me hapjen e negociatave të Shqipërisë në BE.
Sipas burimeve nga qeveria Rama, takimi ka qënë pozitiv dhe Angela Merkel është shprehur pro Shqipërisë që të hapë negociatat me Brukselin.
Pas takimit Rama dhe Merkel kanë zhvilluar një konferencë për mediat. Merkel ka përgëzuar Ramën për arritjet e vendit. Sipas saj, Shqipëria që nga takimi i parë me Ramën ka bërë arritje të mëdha.
Gjermania është nga vendet me më shumë skeptikë për sa i përket hapjes së negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Deutsche Welle deklaroi se Shqipërinë i ka përmbushur të gjitha detyrat e saj sa i takon fazës për çeljen e negociatave. Teksa nuk përjashton ndonjë surprizë të pakëndshme, Rama thotë se kjo lidhet më shumë me qëndrimet politike të BE-së sesa progresin e Shqipërisë.
Po ashtu kreu i qeverisë, gjatë vizitës së tij në Gjermani, tha se shpreson që Shqipëria mos të bëhet ‘kokë turku’ për të avancuar në axhenda që s’kanë të bëjnë me detyrat. Rama tha se rekomandimi i Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë nuk duhet lexuar si hapje e negociatave. Rama e krahasoi Merkelin me Papën në pelegrinazh nga shqiptarët.