1xbet betist supertotobet
konya escort
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Marsbahis
deneme bonusu veren siteler
Holiganbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
istanbul escort
skype show whatsapp show
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan

Sanremo/ 23-vjeçari Olly rrëmben fitoren, por publiku proteston! Brohoritje për Achille Lauron dhe lotët e Giorgias

Sanremo/ 23-vjeçari Olly rrëmben fitoren, por publiku proteston! Brohoritje për Achille Lauron dhe lotët e Giorgias

Jo aspak e mërzitshme apo e parashikueshme! Finalja e Festivalit të Sanremos u mbyll mes polemikave dhe emocioneve të forta. Fitues u shpall Olly, ndërsa Lucio Corsi u rendit i dyti dhe Brunori Sas i treti. Giorgia, e cila nuk arriti të futet në pesëshen finaliste, u përshëndet me brohoritje nga publiku, që i thërriste “ke fituar ti”.

Po ashtu, përjashtimi i Achille Lauros, që përfundoi në vendin e shtatë, shkaktoi reagime të ashpra. Festivali arriti një shikueshmëri rekord prej 70.8%, një shifër spektakolare. Slogani i njohur “Sepse Sanremo është Sanremo” mbetet ende i fuqishëm, por ndoshta ka ardhur momenti për një faqe të re. Italia e gjithë e ndoqi festivalin, por verdikti e ndau më dysh.

Për natën finale, Conti kishte zgjedhur dy bashkëprezantues të gjallë e plot ritëm: Alessia Marcuzzi dhe Alessandro Cattelan, të cilët sillnin energji dhe humor. Gara u hap nga Francesca Michielin, e cila, pavarësisht një dëmtimi në kyç, sfidoi gjithçka me taka 12 cm. Lotët nuk munguan: e emocionuar, ajo falënderoi të ëmën në sallë. Në të njëjtën linjë, Rocco Hunt këndoi “Mille vote ancora”, duke iu drejtuar nënës së tij mes publikut, e cila nuk i mbajti dot emocionet. Edhe Olly, pasi interpretoi “Balorda nostalgia”, nuk harroi të thoshte: “Faleminderit, mama

Marcuzzi, e veshur me një fustan të zi që i zbulonte shpinën, u shfaq me një hyrje teatrale, ndërsa Cattelan, i veshur krejtësisht në të bardhë, i dha skenës një prekje të viteve ‘90, duke rikthyer kujtimet e Piero Chiambrettit në festivalin e 1997-s. E ndërsa ajo nuk kursehej në përqafime dhe emocione të zjarrta, Conti, me qetësinë e tij, e tërhoqi disa herë vëmendjen: “Jemi në një garë, jo në një koment të vazhdueshëm!”.

Sanremo nuk është vetëm muzikë, por edhe një arenë e modës. Rose Villain mahniti publikun me një paraqitje ekstravagante, me një veshje që më shumë dukej si një iluzion se sa një fustan i vërtetë. Ndërkohë, Clara, e veshur e gjitha në të kaltër, u duk si një version modern i Hirushes, e përzier me Sirenën dhe Zanën e kaltër. Tony Effe, nga ana tjetër, u shfaq pa këmishë, por me një rruzare në kyçin e dorës.

Giorgia, e mrekullueshme si gjithmonë, interpretoi “La cura per me”, duke ngritur në këmbë gjithë sallën. Alberto Angela, i ftuar special, ndau kujtime nga rinia e tij dhe dërgoi një mesazh frymëzues për të rinjtë: “Mos keni frikë nga e ardhmja, është aty për t’u ndërtuar”.

Antonello Venditti solli magjinë e tij në skenë, ndërsa drejtuesit e festivalit shfrytëzuan momentin për të kujtuar se edicioni i 75-të është përjetësuar edhe me një pullë speciale postare. Ndër të ftuarit e veçantë ishin aktorja Vanessa Scalera dhe futbollisti i Fiorentinës, Edoardo Bove, i cili rrëfeu përjetimin e tij dramatik pas një problemi shëndetësor në fushë: “Në 13 minuta isha në spital. E kuptova sa e hollë është vija mes jetës dhe vdekjes”.

Në fund, Mahmood dhe Bianca Balti dorëzuan çmimet, duke mbyllur një edicion të jashtëzakonshëm të Sanremos, ku spektakli, polemikat dhe emocionet u ndërthurën në një natë që do të mbahet mend gjatë.