osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Samiti i Dytë i Diasporës, Xhafaj në ERTV: Diaspora si faktor zhvillimi do të ketë rol aktiv në politikat shtetërore

Samiti i Dytë i Diasporës, Xhafaj në ERTV: Diaspora si faktor zhvillimi do të ketë rol aktiv në politikat shtetërore

Tirana do të mirëpresë në datat 28 Shkurt – 2 Mars me qindra shqiptarë të diasporës, të ftuar nga qeveria në Samitin e Dytë të Diasporës, ku do të diskutohen çështje të lidhura me diasporën si faktor zhvillimi të Shqipërisë dhe jo vetëm.

ZV. Ministri i Jashtëm Etjen Xhafaj ka dhënë detaje për këtë organizim nga studio e ERTV, ku theksoi se Samiti i Diasporës, që organizohet në vijim të politikave shtetërore për rritjen e bashkëpunimit me diasporën, bën të mundur që vetë përfaqësuesit e diasporës të komunikojnë te qeveria idetë dhe propozimet për politikat shtetërore që do zbatohen në vijim, në fushën e diasporës.

“Është e domsodoshme që të ketë një ritakim me diasporën që ajo të jetë pjesë aktive e politikave shtëtërore që bëhen për angazhimin e diasporës. Në samit do të ketë katër panele diskutimi që do të diskutojnë çështje të orientuara nga diaspora, si e drejta e votës për diasporën, zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, arsimin dhe kulturën, si dhe për turizmin. Të katërta çështjet synojnë pika të ndryshme bashkëpunimi që diaspora do na thotë si do funksiononin më mirë. Në fund do të ketë një dokumet ku të përfshihen këto sugjerime dhe të kemi mundësi të përmirësojmë politika tona lidhur me to”, tha Xhafaj.

Ajo që synohet me takimin e diasporës, sipas zëvëndës ministrit, është që diaspora të zgjedhë rolin e saj në politikat shtetërore, duke e trajtuar atë si faktor zhvillimi, veçanërisht në fushën e ekonomisë.

“Aty do të diskutohet edhe për zgjidhje fiskale me diasporën. Një vend shumë i vecantë do i jepet dhe rolit që diaspora do të luajnë në zhvillimin ekonomik, bashkëpunimit jo vetëm në nivel projektesh të mëdha, por edhe specifikë, bashkëpunimi me pushtetin lokal në zonat nga ku shqiptarët vijnë. Sot janë krijuar një sërë institucionesh të reja që garantojnë zbatimin e strategjisë për diasporën, bashkë me një sërë ndryshimesh ligjore. Synimi është t’i kthejmë në faktorë ndryshimi dhe zhvillimi shqiptarët jashtë vendit. Këtë vit që shkoi janë krijuar 3 institucione bazë, agjencia kombëtare e diasporës, fondi i diasporës dhe qendra e botimeve të diasporës”, tha Xhafaj.

Si pjesë e strategjisë kombëtare për angazhimin e diasporës në Samit është siguruar që të ketë një mirënjohje me titullin “Ambasadori i kombit”, për ata shqiptarë që me ekselencën e tyre kanë promovuar vlerat e kombit shqiptar kudo në botë, pas propozimeve që do të vijnë për këto emra nga shoqatat e angazhuara për diasporën dhe misionet tona diplomatike nëpër botë.

Të gjithë të interesuarit nga diaspora që dëshirojnë të marin pjesë në Samit, mund të regjistrohen online në faqen e Samitit:

http://samiti.diaspora.gov.al/regjistrohu-ne-samit-2/?fbclid=IwAR0XQsL0hnAFQrlz1kC9lAAhJopOADuVDcbn48rURkAbXKoL0d4bZXJbUlIZXJbUlI