osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Samiti i Brukselit: BE dy miliardë euro për Ballkanin Perëndimor

Samiti i Brukselit: BE dy miliardë euro për Ballkanin Perëndimor

Suksesi i samitit të Bashkimit Evropian (BE), që u zhvillua të enjten në Bruksel, ku u miratua vendimi për ndihmë prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën, është i rëndësishëm edhe për asistencën për zhvillim për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Këtë e kanë thënë disa liderë të BE-së pas përfundimit të samitit në Bruksel, duke folur për rebalancin e kornizës shumëvjeçare financiare të BE-së për periudhën 2021-2027. Liderët e BE-së të enjten miratuan vendimin unanim, duke siguruar edhe pajtimin e Hungarisë që për disa muaj e mbajti të bllokuar vendimin, për të cilin nevojitet pajtim unanim i të gjitha vendeve anëtare. Me këtë vendim ndahen gjithsej 65 miliardë euro për të plotësuar buxhetin e BE-së për katër vjetët e ardhshëm.

Nga këto, 50 miliardë euro do të jenë ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, afër 10 miliardë do të jenë për menaxhimin e migracionit ilegal. Por 2 miliardë do të jenë për vendet e Ballkanit Perëndimor. Këto do të përfshihen në planin e BE-së për rritje ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor. Këtë plan e kishte prezantuar më herët Komisioni Evropian, por mjetet për të nuk ishin siguruar deri më tash.

Tash duhet edhe pajtimi i Parlamentit Evropian në mënyrë që BE-ja të mund të nisë dhënien e asistencës financiarë për rritje ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Komisioni Evropian ka përmendur paketën e përgjithshme prej 6 miliardë eurosh. Por, nga to, 2 miliardë do të jenë në formën e granteve, ndërsa 4 miliardë do të tërhiqen në formën e kredive të favorshme për të cilat garancitë do t’i japë Bashkimi Evropian.

Komisioni Evropian ka tërhequr vërejtjen se përdorimi i këtyre mjeteve nga vendet e rajonit do të jetë i kushtëzuar me sundimin e ligjit. Ndërsa, për Kosovën dhe Serbinë do të ketë kushtëzime specifike që kanë të bëjnë me përparimin në procesin e normalizimit të raporteve mes tyre.