osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 16 maj në Kotorr: Në samit ndihmësi amerikan O’Brian dhe tre kryeministra shqiptarë!

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 16 maj në Kotorr: Në samit ndihmësi amerikan O’Brian dhe tre kryeministra shqiptarë!

Më 16 maj në Kotorr të Malit të Zi do të mbahet Samiti i rradhës BE-Ballkani Perëndimor. Pjesë do të jenë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë kryeministrat shqiptarë, Edi Rama, Albin Kurti dhe Talat Xhaferri.

Nuk do të mungojë as presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe samiti do të jetë në drejtimin e kryeministrit malazez Milojko Spajiç si dhe komisionerit për zgjerim Oliver Varhelyi. Në këtë samit nuk do të mungojë as Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Përveç liderëve dhe ministrave nga vendet e rajonit, organizatat partnere si Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Botërore, Komuniteti i Transportit, Aleanca Atlantike, Komuniteti i Energjisë, Fondacionet e Shoqërisë së Hapur, ReSPA, GIZ, përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian dhe të tjerë.

Një ditë para Samitit, më 15. maj, do të mbahet një takim i Ministrave të Çështjeve Evropiane dhe Financave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfaqësuesve të Komisionit Evropian dhe organizatave partnere.

Muajt e fundit në Shkup dhe Tiranë janë zhvilluar takime ministrore dhe samite rajonale të liderëve të Ballkanit Perëndimor. Në këto takime, udhëheqësit dhe ministrat e vendeve të rajonit dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara diskutuan mbi Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin gjashtë miliardë euro grante dhe kredi për të përshpejtuar afrimin socio-ekonomik me Bashkimin Evropian, pra dy miliardë grante dhe katër miliardë kredi të favorshme të garantuara nga BE.