osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sallahanet e At Fishtës janë edhe sot po ato…politikanë! “Bre coftina, kalbë mbi dhè der kur ju, t’u tallë për ne, do t’na qelbni fis e atdhè?”!

Sallahanet e At Fishtës janë edhe sot po ato…politikanë! “Bre coftina, kalbë mbi dhè der kur ju, t’u tallë për ne, do t’na qelbni fis e atdhè?”!

Gomari i Babatasit i të madhit At Gjergj Fishta është adekuat dhe sot kur vendi është mbushur me rrugaçë e sallahane që të pangopur nga babazia e tyre për pushtet dhe para bëjnë të pa imagjinushmen në dëm të Shqipërisë dhe kombit.

Pyetja klithse e tij: Rriqna t’ndyta mikrobe të kqij, qi të mjerës ksaj Shqipnie, thellë hi i keni n’mushkni, pa dhimb gjakun tu ja pi, po der kur bre batakçi është një thirrje p¨der gjthë shushunjat që gëlojnë në në ketë vend që quhet Shqipni e jona dhe e At Fishtës.

Ju rrugaça e sallahana
vagabonda, shakllabana,

rriqna t’ndyet, mikrobe të kqij
qi të mjerës ksaj Shqypni
thellë hi i keni në mushkni
pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakçi!

Bre coftina, kalbë mbi dhè
der kur ju, t’u tallë për ne,
do t’na qelbni fis e atdhè?

Ah! Bre ju… nuk dij shka u kjoftë,
se tashma jemi tue u njoftë,

se kush jini e shka jinni
se kah shkoni e se kah vini
plang e shpi se kah i kini
e sa pare ju ban gjaku:
se për ju, po, duhet laku,
për me u vjerrë o kund m’ndoi shpat!

Deri dje, pa kmishë mbi shtat,
me’i gjysë setre t’pa astar,
lshuemum krahve kalavar
e me’i komçë t’njitme në grykë:

pantallonat me “gjyslykë”
edhe kto lidhuna me’i spagë:
shtatit rreshkë e ba saragë,
t’tanë gordec e berbalec

pa ndo’i msim, e pa ndonji dije,
me’i fillore a nji iptadije,
erz e shpirt qitun nën themër:
turq a sllav a grek me zemër,

falun barkut veç Shqypnisë,
si ajo marrja e t’gjith njerzisë…
tuj u shitë ju për gjith treg,
sod na mbahi “Skandërbeg”,

e ngërhucë, goditë, limue,
rrue, qethë, pipirique,
tash n’”smoking”, e tash në “bon-jour”
ju, qi dje s’kishit ushkuer

me lidhë brekët me nder me thane
m’sahan t’huej gjithmonë tue ngranë,
rrugën krejt na e keni xanë,

ke na shkoni pash e m’pash,
edhe besa me “gulash”
me “mafishe” e me “sultjash”,
me “kjumshtuer” e me “hashurè”,

“kofsha gjelash” ngreh kubure,
“tarator”, “pilaf me kos”,
“mish me qepë” e “majdanos”
“shishqebap”, “brizolla viçi”,

“kunguj t’mbushum”, “kuzuici”,
“kabuni”- e “muhalebi”.

Barku sod ju rri ju kodër,
kargatisë e bamun lodër:
dersa ata burrat e dheut,
qi për jetë e nderë t’Atdheut
kanë ra n’luftë si shqipe t’leta,
kanë shkri gjà e shpija t’veta,

tanë tuj dekë rrugave unit,
me iu dhimbë gurit e drunit.

Përse, po, kta matrahula,
kta shqiptarë, shqiptar kah ksula,
n’vend qi ju me u vu n’konop,
a se brinjt m’jau zbru me shkop,

a, mos tjetër, me u ngushtue
me xjerrë zhuri kund m’ndo’i prrue
për me shtrue ndo’i rrugë të shtetit
a me dlirë ndo’i skele detit,
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

lavjerrë buz’sh, harru si viça
kqyrin m’ju si t’ishi ogiça,
për me u prì udhës s’qytetnisë
e me i sjellë t’marën Shqypnisë.

Ani kush, pra, me i pri kombit:
ju, do pyka, bij prej llomit
qi “shqiptarë” vedit i thoni,
jo pse ju Shqipninë e doni,

jo pse ju ndo’i send kuptoni
shka asht Atdheu e shka asht Liria,
shka asht Vllaznija a Barasija,
Përparimi e Qytetnia,

veç pse ende deri m’sot
nji tyran s’po e gjeni dot,
nën kambë t’cillit ju me u shtrue,
se un tashma jam regjë me jue,

jau njof shpirtin deri m’palc,
pleh i ndytë me u bartun n’shalc
e me u qitë jashta Shqypnije!

– Atë Gjergj Fishta