osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Saliut i bie edhe një tjetër mashtrim i radhës pas gallatës me gjyqin e Blinken në Francë… Prova korrupsioni për ambasadorin anglez: Britania deklaron se “non-grata” medalje që nuk i hiqet

Saliut i bie edhe një tjetër mashtrim i radhës pas gallatës me gjyqin e Blinken në Francë… Prova korrupsioni për ambasadorin anglez:  Britania deklaron se “non-grata” medalje që nuk i hiqet

“Vesi vdes më shpirtin”. Kjo thënie e populli i shkon për shtat ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili prej 30 e ca kusur vitesh demokraci, vijon të hedhë baltë mbi ndërkombëtarë, duke mashtruar shqiptarët nën dritën diellit në mënyrë më ordinere dhe të paskrupullt që edhe mashtruesit kampionë do ta kishin zili.

Pasi mashtroi me gjyqin në Francë kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, se do të vendoste nderi në vend pasi u sanksionua familjarisht nga DASH në vitin 2021, dje Berishës i ra edhe gënjeshtra e radhës sa i takon akuzave të tij kundrejt ambasadorit të nderuar të Britanisë së Madhe në Tiranë, Alstair King Smith.

Ky i fundit prej disa muajsh është vënë në qendër të sulmeve të Berishës, lakenjve dhe mediave të tij. Ambasadori Smith sulmohet, pasi vendi i tij Britania e Madhe, një ndër partnerët më të rëndësishëm të Shqipërisë ka shpallur “non-grata” Berishën, i cili i kapur në befasi nga autoritet britanike, këmbëngul se ka dosjen si është korruptuar diplomati anglez në vendin tonë nga kryeministri Edi Rama për ta sanksionuar atë, duke e futur në “listën e zezë”. Por kjo dosje që pretendon Berisha, jovetëm që nuk ekziston, por tashmë po kthehet në një legjendë urbane dhe në një mashtrim të madh.

Boja kësaj fabule i dli dje, ku Berisha ndërsa zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët, u pyet se kur do ta bëjë publike dosjen kundrejt diplomatit të nderuar Alstair King Smith dhe komunikimin që ai pretendon se ka pasur me Londrën zyrtare, që siç thotë ai, nuk ja heqin dot “non-gratën” se i bie reputacioni. Kjo pyetje e tronditi Berishën, i cili nisi të spërdridhej, duke premtuar se do ta bëjë publike në një kohë tjetër. Por ka disa muaj që plaku “non-grata” i bën këto premtime që nuk janë gjë tjetër veçse shantazhe dhe presione kriminale ndaj një ambasadori.

Kështu që teksa shohim Berishën, si shpifës olimpik që është, të gënjejë çdo ditë, një gjë është e sigurtë, se damka e “non-gratës” që ja kanë vendosur me të drejtë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe nuk do t’i hiqet kurrë. Madje “non-grata” Berishën do ta përndjek në këtë botë dhe në botën tjetër, ku padyshim edhe “Ferri” do të mërzitet që do ta ketë banor të tij për krimet dhe zullumet që ka bërë në Shqipëri.

Berisha vijon mashtrimet

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyetje dje në lidhje me një pretendim të tij se autoritetet britanike i kanë thënë se, nuk ua heqin dot “Non-Gratën” për shkak se iu bie reputacioni. I pyetur se kur do ta bëjë publik këtë komunikim që ka patur me autoritetet, Berisha si mashtrues që është rrudhi supet dhe tha si vijon. “Do ta bëj publike çdo gjë. Unë siç e dini ju, kam fiksuar parimet e mia në këtë betejë.

Pena ime është arma ime e vetme dhe më e fuqishme. Kam marr dhe do informoj shumë shpejt, por do të zgjedh momentin ku ju do të shihni se çfarë turpi, se cila është fuqia e korrupsionit të Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Lulzim Bashës tek Alastair King-Smith, i cili ka mashtruar dhe mashtron qeverinë e tij në një mungesë të plotë të dinjitetit të një zyrtari diplomatik të madhërisë së tij Charles III. Kjo është betejë, e cila do bëhet deri në fund”, deklaroi ai, duke dëshmuar kështu që është një mashtrues dhe shantazhues serial.

Ish-kryeministri këmbëngul se është shpallur “Non-Grata” pa prova nga SHBA

Ndërkohë Berisha këmbënguli dje se është shpallur “non grata” nga SHBA pa prova. “Kjo është relative që thua ti, nuk është tamam ashtu, por ka të vërtetë brenda. Po mbroj një të vërtetë me motivacionin më të madh. Po qëndroj me një motivacion maksimal kundër një padrejtësie që ka në bazë korrupsionin transnacional shqiptaro-ndërkombëtar, po qëndroj më i motivuar se kurrë kundër një përpjekje për t’i shkatërruar këtij vendi opozitën shqiptare. Asgjë nuk më impresionon mua në këtë betejë, të jesh i sigurtë ti, fare. Pse?

Sepse këto janë të drejtat më themelore. Kam thënë dhe e them, vetëm një dokument të vetëm po e paraqitët, unë iu them mirupafshim. Por, asgjë nuk pranoj unë mbi bazë shpifjesh, trillimesh të ulëta, të turpshme, mafioze të cilat kanë në bazë korrupsionin politik, korrupsionin monetar, korrupsionin erotik, etj.

Kjo, jo. Këtu kemi të bëjmë me vijë të kuqe që unë nuk e tejkaloj këtë, ndaj edhe do vazhdoj përpjekjen e kësaj beteje, derisa të bind edhe shqiptarin e fundit se vendi duhet të ketë në opozitë të pavarur. Derisa të bind shqiptarin e fundit se korrupsioni transnacional është një rrezik madhor kombëtar për demokracinë dhe ekzistencën e kombit shqiptar”, u shpreh ai.

Berisha sulmon ambadores Kim

Por ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alstair King Smith, nuk është i vetmi, pasi ish-kryeministri Sali Berisha u është rikthyer sulmeve dhe akuzave edhe ndaj ambasadores amerikane në vendin tonë, Yuri Kim. Kjo e fundit do të largohet për pak ditë, ndërsa dy ditë më parë u bë me dije se do të emërohet në një pozicion të lartë në Departamentin e Shtetit.

Yuri Kim është shpallur zyrtarisht si zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane. Por edhe pse DASH e vlerësoi ambasadoren, ndryshe nga sa Berisha kërkonte ta hetonte, ky i fundit ka vijuar me akuzat. Berisha e akuzoi ambasadoren se tentoi asgjësimin e opozitës.

“Deputetët e grupit që nuk janë pjesë e jona në zgjedhjet lokale mbështetën pjesa më e madhe e tyre kandidatët e primareve. Në dritën e të dhenve të reja rezulton se ishte një proces ku synohej shkatërrimi i opozitës shqiptare, në fillim u vazhdua nga McGonogali, më pas u vazhdua nga McGonigal me fustan pra Yuri Kim. Kjo synonte që të bënte Shqipërinë një vend i kontrolluar nga Rama, logoja dhe vula janë pjesë e këtij procesi të madh që sipas tyre përfundon me asgjësimin e opozitës në vend”, nënvizoi Berisha. /Rigels Seliman