Politika duket se po ndërhyn në protestën qeshrake që po bëhet nga pedagogët përkrahur nga disa student të strukturave PD-iste në vend.
Pak ditë më parë, pedagogët e Fakultetit të Shkencave kanë dalë në protestë pasi kanë kërkuar rritje të pagave. Ato kërkuan që qeveria t’i përfshijë në paketën e ndihmës për të përballuar çmimet e rritura si pasojë e krizës, teksa kanë paralajmëruar se do të ndërpresin mësimin nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh.
Ndërkohë, edhe një grup studentësh kanë dorëzuar pak ditë më parë në kryeministri një peticion të firmosur nga 6 mijë studentë, ku kërkohet mbështetje për çdo student me 100 euro. Peticioni është realizuar online tek Portali ‘Studentët Denoncojnë’, kjo për shkak se studentët janë me pushime dhe nuk ndodhen në Tiranë.
Ndërkohë, nga ana tjetër opozita ka bërë thirrje për kaos dhe greva pas datës 5 tetor, ndërsa u është bërë kërkesë edhe bizneseve që të mbyllin qepenat. Non grata Sali Berisha ai i cili thirrjen e parë e bëri për mësuesit, studentët e gjimnazistët të cilët tha se duhet që të solidarizohen me protestën e pedagogëve e planifikuar të mbahet më 5 tetor.
Madje ai shkoi më tej duke i kërkuar që të realizojnë greva.“Ftoj mësuesit shqiptarë të bashkohen me protestën e pedagogëve të përgatiten për një grevë të përgjithshme të trondisin nga themelet regjimin monist. U bën thirrje studentëve dhe gjimnazistëve të mbështesin protestën e 5 tetorit si protestë e të gjithë arsimit shqiptar” deklaroi Berisha në një bashkëbisedim online me qytetarët. Të njëjtën thirrje pati dhe për biznesin e vogël: Përgatituni për grevë të përgjithshme. Të ulni qepenat”, tha ai.