osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Salianji” si test për Berishën

“Salianji” si test për Berishën

Mero Baze

Sali Berisha duket që e ka marrë seriozisht dënimin e tij. Pas bërjes publike të dosjes dhe kërcënimeve të tij ndaj shtypit për të mos e publikuar dhe interpretuar milionat dhe vilat në çdo kryeqytet të Evropës, ai duket se e humbi betejën për tu dukur I pafajshëm para shqiptarëve. Dhe mendo që e humbi në një çështje që dhe kritikët e tij më të mëdhenj, e konsideronin më të lehtën e tij.

Por gjëja që i dhimbte më shumë Berishës ishte humbja e betejës për ta mbrojtur në parlament. Ndërkohë që kishte bërë pazar me socialistët për normalizimin pas marrjes së vulës dhe Kodit elektoral, Berisha e pa veten të pambrojtur nga grupi I tij opozitar në Kuvend. Edhe më idioti I tyre që e ka të shkruar në ballë dhe që e ka caktuar mëkëmbës në Kuvend, e kishte të pamundur të mbronte milionat, vilat dhe apartamentet që I dolën në shesh familjes Berisha.

Pothuajse asnjë deputet opozitar nuk bëri betejë në Kuvend për të mbrojtur Berishën.

E vërteta është se shumica e atyre nuk dinë dhe të të mbrojnë, edhe kur ke të drejt por në këtë rast as dinin, as mundnin.

Dhe kjo ishte një goditje e rënd politike për Berishën, pasi grupi I tij opozitar e normalizoi ndëshkimin ligjor të Berishës, vetëm me retorikën e një viti më parë, kur thoshin “na nxirrni vetëm një fakt”. Kur dolën gjithë faktet ata thjesht mbyllën gojën.

Burgosja e deputetit Salianji, ishte një rast I art për Berishën që me një gur të vriste dy zogj. E para të zhdukte nga skena grupin parlamentar të opozitës, që nuk e mbronte dot në parlament dhe e dyta që për të është më e rëndësishme, të bëj një test “gjeneral’, për të parë se ç’mund të bëjnë kur të ndodh dënimi I tij.

E provoi këtë qysh ditën që Salianji do vet dorëzohej tek Drejtoria e Policisë por meqë u mblodhën një grusht njerëzish e zhduku dhe nga media.

E gjitha çfarë ai do tani është që të mbuloj pafuqinë e grupit të tij në parlament, dhe të ngrejë tensionin që njerëzit të mendojnë se derisa për Salianjin po djegin karriget, për Berishën do djegin sallën e Kuvendit.

Është përpjekje e fundit për të shpresuar se mund të tremb SPAK, apo gjyqësorin që të mendohen politikisht para se të marrin vendimin për të.

Kaq banale është.

Me këtë rast shmang dhe heroizmin e Salianjit në Kuvend, dhe përqendrimin e betejës tek figura e tij, pasi siç e shikoni tani nuk flitet më për Salianjin, por për faktin që po burgosen tre “yjet” e opozitës që nënkupton Berishën Metën dhe Mediun.

Natyrisht beteja nuk ka as një lidhje me qeverinë teknike pasi ajo nuk I krijon Edi Ramës klimë pasigurie, përkundrazi i krijon më shumë shtrëngim radhësh, ngaqë ndan politikisht shoqërinë.

Dhe e ndan në emër të Berishës, Metës dhe Mediut. Nuk ka gjë që i bashkon më shumë socialistët se kjo treshe, pa llogaritur Salianjin.

Problemi është nëse u dështon dhe testi.