Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji është përpjekur sot dëshpërimisht që të mbrojë kryetarin e tij pas fotos së publikuar nga Taulant Balla ku shfaqej Basha me vëllain e Alfred Vladit, njërit prej porositësve të “Toyota”-ve ku u gjetën 3.4 mln euro.
Në një studio televizive Salianji gënjeu kur tha se fotoja për të cilën flet Balla është realizuar në ditën e 26-vjetorit të themelimit të PD-së.
Por Salianji harron që “gënjeshtra i ka këmbët e shkurta”.
Nga një verifikim mjaft i thjeshtë rezulton se vëllai i një prej të kërkuarve nga policia është pritur në zyrë nga Basha më 29 Dhjetor 2016 dhe foto është publikuar në facebook nga kryetari i PD në Laprakë, Halit Marku.
Fotoja është realizuar pikërisht në këtë datë pak minuta përpara se Basha të nisej në Holandë. (TemA)