osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Salianji fyen “amerikanen e e kongresit”: Kokalari skizofrene që ka nevojë të “yshtet”! Përjashtimi i Berishës e sjell PD-në në pushtet, Basha gëzon simpatinë e SHBA

Salianji fyen “amerikanen e e kongresit”: Kokalari skizofrene që ka nevojë të “yshtet”! Përjashtimi i Berishës e sjell PD-në në pushtet, Basha gëzon simpatinë e SHBA

Ervin Salianji ka komentuar dje zhvillet e brendshme brenda PD, ndërsa e ka konsideruar një vendimmarrje të fortë përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar demokrat.

Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, Salianji zbuloi se përjashtimi i Berishës, sipas tij, i jep një mundësi Partisë Demokratike që të vijë në pushtet. “Fokusi i opozitës është mbrojtja e interesit publik. Nuk ka diskutim që një vendimmarrje e fortë ndikon të gjithë shoqërinë. Në PD mund të jetë e përjetuar me emocione të forta, me trauma tek disa.

Por vendimmarrja e kryetarit të PD ka qenë një vendimmarrje që vjen pas një periudhe të gjatë reflektimi, është një vendimmarrje racionale. Dhe në vendimmarrje të tilla ku janë përfshirë shumë emocione ajo që do të gjykohet në fund është interesi. Dhe interesi që ky vendim është marrë, është për t’i dhënë mundësi PD-së që të vijë në pushtet, interesit të demokratëve. Mos partneriteti me SHBA-të e penalizon atë.

Deklaratat e ambasadores janë optimiste për PD”, deklaroi ai. Ndërkohë, zoti Salianji theksoi se Basha është lider i vërtetë që gëzon simpatinë e SHBA. “Fakti që ambasadorja Kim vjen në PD dhe jep mesazhe inkurajuese për një opozitë fituese, tregon një qasje tjetër të SHBA ndaj Partisë Demokratike. SHBA, është qëndrimi zyrtar i tyre.

Çdo përfitues i vogël që tenton të përfitojë nga kjo situatë e të bëjë lëmsh dynjanë e ka gabim”, u shpreh ai. Ndërkohë, zoti Salianji ka thumbuar aktivisten shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari. “Këtu flitet si për një presion, në deklaratën e zonjës Kokalari. Qytetarët që marrin fjalën në këto takime janë të profileve të ndryshme.

Personazhet që për nga përmbajtja duken boshe dhe kanë shfaqje skizofrenike. Nuk është ironi, por përshkrim që mendoj se është më realist i personazheve të këtij lloj që Shqipëria ka personazhe të shumta. Besoni që me një të prekur mund të shëroheni nga tumori? Në kodrën përballë në Tiranë ka pasur shenjtorë të tillë, Leonora quhej”, nënvizoi Salianji.