Sali Berisha si njeri i pavlerë dhe i rrezikuar nga SHBA vazhdon shikon ëndrra si Don Kishot, sikur bënë luftë me Yuri Kim, përfaqësuesen e SHBA në vendin tonë
Berisha tha se ndonëse ai i kërkoi ambasadores që t’u kërkonte falje shqiptarëve ajo nuk e bëri pasi ka “arrogancë të tepëruar”.
“E konsideroj më të rëndësishmen. Përgjigja që unë i dhashë asaj për barin. Mund ta plotësoj. Zonja e cila vjen nga vendi i madh i Lirisë dhe përfaqëson vendin e lirisë përdori citatet e Enver Hoxhës për të fyer shqiptarët, përdori barin.
Atyre që u kujtohet Enver Hoxha u thoshte shqiptarëve që bar do hamë dhe amerikanëve nuk do ti nënshtrohemi. Që diplomate përfaqësuese e vendi që kontribuoi të përmbyste komunizmin, të citojë Enver Hoxhën ajo o ka qenë anëtare e grupeve leniniste dhe ka studiuar Enver Hoxhën ose pastaj është keq këshilluar.
Por ndaj kësaj deklarate unë i kam kërkuar asaj që tu kërkojë ndjesë shqiptarëve për nëj fyerje të tillë. Përndryshe jashtë normave të mija i kam sugjeruar ta mbajë barin për vete. Këto i kam deklaruar në atë kohë.
Ky insert i cili kishte marrë një përgjigje në dhjetor, në konferencë shtypi i kam kërkuar ti kërkojë ndjesë publike shqiptarëve. Nuk e bëri se arroganca nuk është virtyt dhe kur bën një fyrje kolektive njeriu edhe ndaj një fyerje individuale duhet të kërkojë ndjesë, po ndaj një fyrje kolektive vetëm një arrogancë e papërmbajtur të pengon të kërkosh ndjesë.
Nuk e kam armike”, tha mashtruesi që deliron, kur Amerika nuk e ka në listë dhe e ka në teh të shpatës.
Kllouni tha se nuk ka kërkuar asnjë takim me ambasadoren dhe nuk ka asnjë interes ta takojë atë, pasi sipas tij do të “shihen në gjyq”, duke e ditur mirë, se ashtu sikurse i është mbyllur dera në SHBA atij dhe familjes së tij Salbino, i është mbyllur dhe dera e tokës dhe shtëpisë së amerikanëve në Shqipëri.
“Absolutisht s’kam kërkuar dhe skam ndërmend të kërkoj ta takoj se nuk më shtyn asgjë nuk kam asnjë interes. Do shihemi në Gjyq. Ska rëndësi, ky është problemi po i the tjetrit do shihemi në sallë të gjyqit të tjerat mbyllen”.
Në çfarë gjyqi, përse, ku dhe kur, këtë përrallë vetëm Sali Berisha e tregon pas ëndrrave që shikon një natën?! /Tellalli.al