osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Sali hiqja Lulit tmerrin pa fund dhe prano fundin tënd të “tmerrshëm”… rri në shtëpi!

Sali hiqja Lulit tmerrin pa fund dhe prano fundin tënd të “tmerrshëm”… rri në shtëpi!

Nga Anri Bala

Pas daljes së sotme të Sali Berishës në konferencë për shtyp, me statusin e personit non grata nga SHBA dhe jo si ish president, ish-kryeministër, ish “llexhendë”, ish vrasësi i qytetarëve në bulevard dhe atyre në Gërdec, ish urdhëruesi i shkatërrimit të shtetit në 97-ën, ish kryerevolucionari i grushtit të shtetit të 98-ës, ish licensuesi i parë i drogës në Europë me vendim politik, ish shitësi i trojeve shqiptare që ka “mbrojtur” trojet e Kosovës kur ishte askushi, ose kur furnizonte makinerinë serbe me naftë, ish kryeministri anti Rambuje që Ibrahim Rugova i ndaloi hyrjen në Kosovë, ishi që nuk ka bërë asnjë krim, sepse të gjitha këto i di i madh e i vogël… heroizma berishiane!

Por, ai sot përsëriti atë që thotë çdo ditë: Një fakt të vetëm të më nxjerrë ushtari i Ramës dhe i Sorosit, Blinken dhe unë do largohem nga politika, a thua se Blinken i shikon dëmet e demokracisë dhe të Shqipërisë me syzet e Berishës dhe ka detyrim ligjor, t’i përgjigjet një pensionisti të degraduar.

Saliu bënë mirë të hesht, që të mos na detyroi për t’i kujtuar gjithë dëmet që i ka bërë vendit si një komunist i pamposhtur, për çdo kala që ka pushtuar e ka rrëzuar me dhunë, si hakmarrje ndaj qytetarëve dhe qytetarisë.

Këto bëma bënë mirë t’i shikoj Lulzimi, që nuk mund të pranoi një tmerr pa fund, deri kur Berisha do të vendos të ulet apo mos të ulet në karrigen e deputetit të dhuruar po nga Lulzimi dhe të refuzuar nga shqiptarët, duke marr vetëm 1500 vota militantësh të pandreqshëm.

Fundi i tmerrshëm i Lulzimit do të vijë, nëse në shtator do bëhet palë me sfidën antiamerikane të Berishës, duke ndenjur bashkë në një sallë, në një grup, krahë për krahë… si babai me të birin.

Mendoj, se një njeri normal kurrë nuk do të pranonte viktimizimin nga Sali “bari” dhe ndershmërisht duhet t’i lutet: “Baba ma hiq tmerrin pa fund dhe prano fundin tënd të tmerrshëm… rri në shtëpi”!/Ekskluzive.al