Sali Berisha mbajti fjalimin e tij nga banesa, duke përcjellë për demokratët disa mesazhe. Berisha tha se po lufton për demokracinë dhe pluralizimin, duke e konsideruar pluralizmin “si fëmijën e tij”.
Ndër të tjera, Sali Berisha u shpreh se sot opozita është e bashkuar, më e fortë se kurrë, me një qëllim për të larguar Edi Ramën.
Luftoj kundër korrupsionit dhe për interesin kombëtar. Nesër do ju thonë se po luftoni për fëmijët e Berishës, kur në fakt njeriu më naiv e kupton se familja ime është goditur pikërisht se unë zgjodha të luftoj për shqiptarët. Dhe harrojnë mjeranët, se fëmijët e Sali Berishës janë fëmijët e shqiptarit.
Ç’është e vërteta miq, Sali Berisha po lufton për një nga fëmijët e tij, por kësaj radhe jo për fëmijët biologjikë. Sot Sali Berisha po lufton për fëmijën e tij, fëmijën që së bashku e sollëm në jetë 33 vite më parë, pluralizmin politik“
Mashtruesi me të ardhmen drejtë burgut, i sëmuri me “delirin e madhështisë”, që shikon ëndrra nga më të paparat u shpreh se: “Sali Berisha është halli më i madh i Edi Ramës dhe miqve të tij, Vuciç, Xhorxh dhe Aleksit Soros dhe mafies ndërkombëtare”.
Kjo është paranoja e një të marri, që gjen ca të marrë që e dëgjojnë ndaj vazhdon e thotë çdo ditë atë që ëndëron, kur ka qenë dhe është askush dhe as nuk e llogarit njeri nëse ekziston.
Por apo lufton Saliu dhe lehsat që e ndjekin pas për fëmijët e tij?
1-Jamarbër Malltezi në arrest shtëpie, pritet t’i ndryshohet masa nga arrest shtëpie në arrest me burg.
2-Familja Malltezi ka nën sekuestro preventive të gjitha pronat dhe llogaritë bankare dhe ata të Argitës dhe dhe vajzës së saj Desara në Gjermani.
3-I Biri Shkëlzen Berisha nën hetim për çeshtjen e CEZ dia dhe në gjykim për Gërdecin.
4-Sali Berish nën hetim për aferën Partizani, CEZ -DIA dhe 21 Janarin, pritet të rihapet 14 shtatori.
A doni më për Belul Sali Berishën?! /Ekskluzive.al