Informacion të UÇK, 6 ditë para atentatin kishin paralajmëruar se po planifikohet që të v.ritet Azem Hajdari. Avokati tha se kjo ishte një vrasje e paralajmëruar dhe se po gjendjet një sebep madhor që hakmarrja politike të ishte më fortë se në 1997.
“Gazeta Koha Jonë ka shkruan dhe cituar para atentatit se ju të 6 të zyrtarët e ë lartë të PD, që u arrestuan, nuk do qëndroni aty , ajo që sherrnaja e parë. Kjo është një provë indirekte pasi tregon se diçka po ndodhte dhe kishte motiv politik.
Ka informacione nga arvikat e UÇK-së se 6 ditë para ka paralajmëruar se do e vrasin. Ka një sërë provash të tjera. Kjo është një vrasje e paralajmëruar se po përgatitej situata, duhej gjetur një sebep madhor që hakmarrja politike të ishte edhe më e egër se në 1997. Ka ardhur koha ti nxjerrim këto”, tha Beqiri
Sipas Beqirit, Berisha është thirrur si dëshmitar për të sqaruar 5 telefonatat që ka kryer më Azem Hajdarin gjatë kohës që ai ishte në miting në Lushnje dhe të sqarojë 20 telefonatat e tjera që ka krye me një numër tjetër me persona të ndryshëm. Sipas avokatit, Izet Haxhia i di këto gjëra pasi ka qenë njeri i brendshëm dhe i besuar i Berishës.
“Ata kishin ardhur nga Tropoja për ti dorëzuar një video Azem Hajdari. Ardhja e tyre ranë në sy të gjithë elitës dhe kreut të saj. Makina e tyre ishte dislokuar aty. Një arsye pse Hajdari erdhi më shpejt nga Lushnja ishte ajo makinë që kishte ardhur aty.
Hajdari është marrë 5 herë në Lushnjë nga Berisha dhe ai duhet të jap shpjegime për çështjen, prandaj është thirrur. Janë tabulatet telefonike. Në momentin para se të nxirrej Hajdari, Berisha jo me telefonin e tij por me një telefon tjetër që e përdorte shpesh dhe do thirret dëshmitar edhe ai, ka bërë 20 telefonat të ndryshme”, u shpreh Beqiri.