Dy orë pas konferencës për shtyp të Sali Berishës, ku akuzoi Shtetet e Bashkuara se po e sulmojnë politkisht, ka ardhur edhe reagimi i Uashingtonit.
“Midis urdhërit ekzekutiv të Presidentit Biden, shpalljes nga sekretari i shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar:
Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbesor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për tu përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë”, shkruan zyra e SHBA në një reagim për mediat.