Situata e rënduar në Partinë Demokratike dhe planet ogurzeza të Sali Berishës
Sali Berisha, natën e 12 shtatorit 1998 nxori Azem Hajdarin në pritën e Fatmir Haklajt, i cili kishte ardhur në Tiranë me një grup të armatosur për të goditur Berishën. Për hërë të parë, Berisha mori frymë lirisht, pasi kishte hequr qafe rrezikun numër një që mund t’i merrte PD-në.
Dy ditë më pas, në 14 shtator 1998, Sali Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit për të ardhur në pushtet me dhunë, ku organizoi grushtin e famshëm të shtetit. Për të mos krijuar gjakderdhje, Fatos Nano u tërhoq, duke i hapur rrugën bandës së Sali Berishës për të pushtuar Kryeministrinë, Kuvendin, RTSH dhe të gjitha institucionet kryesore. Pasditen e 14 shtatorit, Berisha mori një ultimatum nga Uashingtoni. Kështu grushti i shtetit dështoi.
Një skenar të tillë Sali Berisha dyshohet se ka tentuar ta përsërisë në vitin 2017, duke tentuar të eliminojë Lulzim Bashën, të akuzojë Edi Ramën për krimin e kobshëm dhe kështu të organizojë një grusht shteti, për të marrë pushtetin.
Së pari, duke eliminuar fizikisht Lulzim Bashën, Sali Berisha merrte drejtimin e partisë, synim të cilin po tenton ta realizojë këto ditë me anë të Foltores anti-amerikane.
Së dyti, këtë akt do ta përdorte për të akuzuar Edi Ramën, ashtu siç edhe akuzoi Fatos Nanon për vrasjen e Azem Hajdarit.
Po cilat janë indiciet për planin e zi të Sali Berishës?
Në vitin 2017, Sali Berisha befasoi kur deklaroi se Edi Rama kishte futur njerëz nga jashtë për të vrarë Lulzim Bashën. Berisha u shpreh se “Në qoftë se dy persona vijnë për të vrarë liderin e opozitës dhe shpallen ‘non grata’, ata i ka futur qeveria, ata janë vrasës të paguar të qeverisë, diktuar nga qeveria.
Në qoftë se është e vërtetë se shërbimet amerikane i kanë bllokuar, është Edi Rama para tyre, ka dashur të vrasë liderin e opozitës, dhe në këtë rast është zbuluar dhe nuk i nxirrte dot në gjyq. Si mund të përzihen dy njerëz që tentuan të vrasin ligjin e opozitës.
Sapo e dëgjova këtë, thashë me mendjen time, në qoftë se është e vërtetë, ata janë vrasës me pagesë të qeverisë. Si ka mundësi që kryeministri të shpallë ‘non grata’ dy kriminelë që vijnë për të vrarë liderin e opozitës, kundërshtarin politik”.
Sali Berisha e bëri këtë deklaratë, pasi shërbimet partnere kishin zbuluar një plan të brendshëm për të vrarë Lulzim Bashën, të organizuar nga njerëz të besuar të Sali Berishës. Kur Berisha mësoi se shërbimet partnere, sidomos ato amerikane, kishin zbuluar planin e tij, ai nxitoi për të akuzuar Edi Ramën, për të hequr dyshimet nga vetja e tij.
Shërbimet vendase dhe të huaja u angazhuan duke bërë një analizë të hollësishme për rrezikun që i kanosej Lulzim Bashës. Shërbimet kanë arritur në përfundimin se jeta e Lulzim Bashës nuk rrezikohej nga asnjë faktor i jashtëm, siç pretendonte Berisha.
Në këtë kuadër, të gjitha dyshimet u përqendruan mbi Sali Berishën, ndërsa u ndoqën disa të dyshuar, të cilët kishin lidhje me këtë të fundit. Nga ana e tij, Edi Rama shtoi masat për mbrojtjen e Lulzim Bashës nga Sali Berisha. Masat mbrojtëse për Lulzim Bashën u shtuan sërish në shtator të këtij viti pas vendimit të tij për të përjashtuar Sali Berishën nga Partia Demokratike./Pamfleti