Qëndrim që mbajnë analistë e politikanë ndaj intervistës që dha Zëvendës Ndihmës sekretari Amerikan i Shtetit, Escobar në Top Channel është vërtet për të qeshur. Të parët që gërmuan të nxjerrin diçka në interes të tyre ishin analistët dhe ithtarët e Berishës.
“Escobari këtë herë erdhi për ti dhënë dush mazhorancës për gjendjen ku është katandisur vendi- u shpreh një analist. Në përgjigjen për McGonigal ai godet indirekt Ramën kur thotë se “nuk mund të përgjigjem për çështje të hapura penale.
”Akoma më i informuar “konfidencialisht” është një analist tjetër, i cili duke u vetëkënaqur me lugë bosh, deklaron me mburrje se“Vizita e Eskobarit në zyrën e Ilir Metës, tregon se amerikanët po përdorin si interlekutorë Metën për të komunikuar me Berishën!
”Më tej vazhdon avazin opionistë tjetër berishist se “Pas zgjedhjeve DASH, duke parë shumicën e madhe të popullit që mbështet Berishën, patjetër do të ndryshojnë qëndrim ndaj tij.”.
Dhe vulën gjithë këtyre ngazëllimeve delirantësh ua vë vetë Berisha, kur buzëqeshur deklaron para gazetarëve: “Më pëlqeu vizita dhe unë i garantoj ata se do të vë një pikë në programin tim për ekstradimin e Edi Ramës në SHBA!”
Drejtësia amerikane paska mbetur të merrka mend nga një “non grata”për të vepruar ndaj çështjeve që paska në hetim!
Madje vetë Berisha emisionin “Zonë e Lirë” tha se Escobar dha dy mesazhe të rëndësishme, këto natyrisht janë ëndrrat që gërdalla non grata shikon çdo natë, duke bërë sikur nuk e ka dëgjuar deklaratën e Escobar se Berisha është e kaluara dhe nuk ka asnjë që e shpëton nga dënimi amerikan si nongrata
“Mesazhi i Escobar ishte se SHBA-të do bashkëpunojë me çdo force politike që fiton zgjedhjet”,
Më tej, u ndal dhe te përgjigja që dha zyrtari amerikan kur u pyet për marrëdhëniet e SHBA-ve me kryeministrin Edi Rama dhe çështjes “McGonigal”.
“Tha: Është një proces penal i hapur, nën hetim. Do kjo të thotë derë burgu e hapur. Në interpretimin politik do të thotë varr politik i hapur. Ndaj dhe takimi (Rama-Escobar) u bë 20 minuta”, u shpreh Berisha.
Është pak të thuash se vëndi është mbushur me idiot që shohin ëndrra qesharake derinë vdekje si Berisha dhe kanalistat e tij!