osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sali Berisha , njeriu i përfshirë në skandale, vrasje, rrëmbime, torturime, korrupsion dhe minim të demokracisë, ja zullumet dhe aferat kriminale të një politikani që shndërroi shtetin në çetë familjare për 30 vite

Sali Berisha , njeriu i përfshirë në skandale, vrasje, rrëmbime, torturime, korrupsion dhe minim të demokracisë, ja zullumet dhe aferat kriminale të një politikani që shndërroi shtetin në çetë familjare për 30 vite

Data 6 mars 2023 duket se është “funerali” politik i Sali Berishës. Në fundin e “ciklit” të tij politik e moral, mendojmë se ka ardhur momenti, që shqiptarët të mësojnë përfundimisht se cili ka qenë dhe cili është realisht “profili”, pra fytyra e vërtetë e politikanit dhe krye-qeverisësit “mostër” Sali Berisha.

Shqiptarët kanë më shumë se 30 vjet, që po përjetojnë bëmat dhe gjëmat e këtij individi me detyrë aktuale kreu i fraksionit anti-amerikan “Foltore”. Nuk mund të mohohet fakti, që veprimtaria e Sali Berishës është një “dosje e zezë” voluminoze, mbushur me fakte prapaskenash, konfliktesh, përçarjesh të shqiptarëve që nga Vermoshi në Konispol, mashtrimesh, vrasje, rrëmbime, torturime, korrupsion dhe minim të demokracisë, të cilat e kanë sjell dhe e kanë mbajtur në pushtet, në opozitë dhe në politikë këtë “specie në zhdukje”.

Edhe pse ka bërë gjithçka që e etiketon si “vrasës të shqiptarëve”, si “krye-hajdut të pasurive kombëtare” dhe “anti-shqiptar”, Sali Berishës nuk i bëjnë aspak përshtypje këto zullume që ka bërë në 30 vitet e tij, si “desant” i ish-Sigurimit të Shtetit dhe i byrosë politike të PPSH, me mision brenda lëvizjes demokratike në Dhjetor 1990 e deri sot kur po e mbyll karrierën e tij të neveritshme.

Përkundrazi, ai po vazhdon të shtojë krimet dhe mashtrimet ndaj këtij populli e këtij vendi, tashmë duke përdorur bandën që ka instaluar brenda “Rithemelimit”. Janë shumë episode të hidhura, prej të cilave Sali Berisha bëhet me “hije” kur ia kujtojnë. Gazeta “SOT” po sjell sot për lexuesin profilin politik të Sali Berishës, duke nisur nga qasja e tij në Partinë e Punës së Shqipërisë, deri tek aferat kriminale dhe korruptive që mbajnë vulën e tij, sikundër janë masakra e 2 prill 1991 në Shkodër; rrëmbimi dhe vrasja e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha u rrëmbye më 21 Tetor të vitit 1995; dhunimi i opozitës dhe vjedhja e zgjedhjeve në 1996; firmat piramidale në ’97; grushti i shtetit në 1998; tragjedia e “Gërdecit”, grabitja e disa pronave publike si ish-kompleksi “Partizani”; vrasjet e 21 janarit të vitit 2011 dhe sëfundmi marrja me dhunë e selisë së Partisë Demokratike më 8 janar 2022.

Berisha, misionar i diktaturës për të bllokuar demokracinë

Në vitin 1990, kur diktatura komuniste ishte në grahmat e fundit, Sali Berisha deklaroi se “lejonte pluralizmin politik në Shqipëri”, duke qëndruar i krekosur në krahë të ish-shefit të tij, kreut të pushtetit komunist, Ramiz Alia. Por po më atë mbledhje komunistësh të kupolës së diktaturës, ku Sali ishte i përzgjedhur dhe i preferuar i vilës hoxhiste, kur u kërkua krijimi i partive të tjera politike, ai kundërshtoi me forcë, duke kërkuar “vazhdimin e përjetshëm, vetëm të vijës së lavdishme të PPSH e të asnjë partie tjetër”. Në momentin kur studentët e kishin tronditur dhe e kishin asfiksuar totalisht diktaturën komuniste, me mision të posaçëm, komunist spiuni sekretar partie Sali Berisha u fut mes studentëve ne maskën si “profesor i dashur dhe aktivist anti-diktaturë”.

Pasi u vet-prezantua si “mik i studentëve”, ai arriti të ngjitej si “ithtar demokracie” në podiumet e protestave studentore. Pastaj, “butë-butë” dhe me “kujdes” e pa zhurmë si zvarranik i njohur për kësi punësh në spitalin universitar, Sali Berisha uzurpoi rolin e agjitatorit të “egër anti-regjim”. Në momentin që studentët dhe banorët e Tiranës, po rrëzonin monumentin e diktatorit, ai vrojtonte organizatorët, nga vendi i parë, brenda një veture të policisë sekrete të diktaturës. Më pas, ai u shfaq në rolin e “disidentit anti-komunist”, duke përfaqësuar studentët në luftën me kupolën e diktaturës.

Brenda pak ditësh në dhjetor 1990, me mbështetjen e sigurimit të shtetit dhe të kupolës së PPSH, Sali Berisha uzurpoi rolin si “udhëheqës i lëvizjes Studentore e intelektuale shqiptare”. Më tej, po me makinacione e intriga prej “hafije”, ai u vetë-shpall iniciues dhe organizator i lëvizjes studentore e intelektuale qysh në vitin… 1988!. Më tej, u vet-shpall “krye-themelues i partisë opozitare anti-komuniste PD”. Pas rënies së diktaturës, u bë “pronar” i pushtetit të ri politik-ekzekutiv. Prej 30 vitesh, Sali Berisha po vazhdon ta konsiderojë veten “pronar” faktik i vetëm i PD, i opozitës së djathtë dhe i pushteteve që ka përfituar, duke u vet-deklaruar si “përmbysës i diktaturës komuniste”. Tashmë që gjendet në fund të jetës shpirtërore, morale, biologjike e politike Sali Berisha po përpiqet të mos e lëshoj pushtetin e humbur, madje duke inskenuar përsëritjen e vitit 1997.

Masakra e 2 prill 1991 në Shkodër

Më 2 prill 1991 në qytetin e Shkodrës u vranë 4 dëshmorë të Demokracisë. Gjatë protestës masive, manifestuesit dogjën zyrat e Komitetit Qendror të PPSH-së në qytetin verior. Kjo ngjarje konsiderohet dhe si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri, ku mes turmës që protestonte u vranë me snajperë nga forcat e sigurimit, Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka. Por të shumtë janë versionet për këtë ngjarje, ndërkohë gazeta foli me Muharrem Xhafën, ish-funksionar i lartë i Partisë së Punës. Asokohe zoti Xhafa është dërguar nga ish-presidenti Ramiz Alia në qytetin e Shkodrës për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje, i cili gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, theksoi se pas kësaj masakre fshihej Sali Berisha, i cili sipas tij, kërkonte gjak për të ardhur në pushtet. Po ashtu, zoti Xhafa zbuloi edhe detaje nga biseda me Ramiz Alinë dhe roli që pati UDB në ato protesta që mbërthyen Shkodrën në 2 prill të vitit 1991.

Rrëmbimi dhe vrasja e Remzi Hoxhës

Biznesmeni shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha u rrëmbye, torturua dhe vra më 21 Tetor të vitit 1995 dhe që prej asaj date nuk dihet më asgjë për të. Sipas hetimeve ai u mor peng nga katër persona me një makinë të bardhë, bashkë me dy persona të tjerë. Në vitin 1997 ata rrëfyen se ishin rrëmbyer dhe torturuar nga SHIK-u i drejtuar nga Bashkim Gazidede asokohe, pasi ishte dëshmitar i një takimi sekret të Sali Berishës me Millosheviçin. Ai la pas 5 fëmijë mes tyre, 3 djem dhe dy vajza. Por ndërkohë përveç Gazidedes dhe shpurës së tij në Shërbimin Informativ Shtetëror, akuzohet Sali Berisha si urdhëruesi i kësaj vrasje makabre.

Zgjedhjet e 26 Majit 1996 dhe përgjakja e opozitës së kohës

26 Maji 1996 simbolizon vjedhjen e zgjedhjeve me dhunë, tentativën për eliminimin fizik të kundërshtarit, rrëmbimin, përndjekjen dhe dhunimin e përfaqësuesve të kundërshtarit politik, simbolizon pritat, rrëmbimin dhe mbushjen e kutive të votimit, kundërvënien ndaj SHBA etj. Të gjitha këto në funksion të riciklimit në pushtet të Sali Berishës. Në 28 majit 1996, krerët e opozitës si Servet Pëllumbi, Gaqo Apostoli, Neritan Ceka, Paskal Milo, Ndre Legisi, Namik Dokle, Pandeli Majko, Blendi Gonxhe, Kastriot Islami etj., u dhunuan barbarisht nga policia dhe SHIK-u në Sheshin Skënderbeu, ku kishin dalë për të protestuar. Janë dhunuar gjithashtu Arta Dade, Ermelinda Meksi dhe Skënder Gjinushi. Janë dhunuar në mënyrë çnjerëzore Edi Rama, Erion Braçe, Preç Zogaj, Abren Imami, Perekli Teta, ndërsa gazetari Bardhok Lala është lënë për i vdekur tek Liqeni Artificial. Zgjedhje e 26 Majit 1996 janë zgjedhjet e vetme në Shqipëri pas rrëzimit të regjimit komunist, të cilat nuk janë njohur nga ndërkombëtarët. Ishin pikërisht këto zgjedhje të tjetërsuara me dhunë nga Sali Berisha dhe pushteti i tij, të cilët agravuan krizën e firmave piramidale, duke shtuar zemërimin popullor dhe afrimin e shpërthimit të trazirave, të cilat do të kulmonin 10 muaj më pas, në mars të vitit 1997.

Sali Berisha , njeriu i përfshirë në skandale, vrasje,

Trazirat e ‘97

Rebelimi i vitit 1997 i njohur ndryshe edhe si Kriza piramidale, Anarkia në Shqipëri, Lufta Civile ishte një lëvizje antiqeveritare që filloi më 24 janar në Lushnjë dhe përfundoi më 24 korrik 1997, pas dorëheqjes së Sali Berishës si President i vendit, i cili akuzohet si ideatori i këtyre ngjarjeve të rënda. Shkaku i rebelimit ishte falimentimi i skemave piramidale, të cilat morën me vete rreth 1,2 miliardë $ kursime të shqiptarëve. Opozita arriti të përfitonte nga situata e rëndë dhe i kanalizoi protestat në rrugë politike duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe të Presidentit Berisha. Paaftësia dhe dezertimi në radhët e ushtrisë bëri që vendi te binte në duart e Komiteteve të Shpëtimit Publik dhe bandave të armatosura, e sidomos pjesa jugore. Qendra absolute e rebelimit ishte Vlora.

Grushti i shtetit në 1998

Plot 25 vite më parë, më 14 shtator të vitit 1998 turmat e militantëve të PD, të armatosur dhe të drejtuar nga Sali Berisha pushtuan Kryeministrinë duke përdorur si “dash” për të hapur derën arkivolin me trupin e pa jetë të Azem Hajdarit dhe e dogjën, pushtuan Radiotelevizionin Shqiptar dhe emetuan siglën e një TV private në të. Ata akuzonin ish-kryeministrin Fatos Nano si urdhërues të vrasjes së ish-deputeti Hajdari. Por këto trazira u shuan shpejt, ndërsa përgjegjësia ra mbi Sali Berishën.

Tragjedia e “Gërdecit”

Mesditën e 15 marsit 2008, në ambientet e ish-Brigadës së Tankeve, në fshatin Gërdec, Tiranë, ku ushtronte aktivitetin e çmilitarizmit dhe çmontimit të municioneve luftarake shoqëria “Albademil” sh.p.k, ndodhën një seri shpërthimesh masive që sollën pasoja të rënda. Si rezultat i kësaj ngjarjeje u shkaktua vdekja e 26 personave, plagosja e rëndë e 27 personave, plagosja e lehtë e 109 personave, dëmtime të parëndësishme në 67 persona, si dhe dëmtime të tjera të paklasifikuara të 61 personave që janë trajtuar në spitale e qendra shëndetësore. Nga kjo ngjarje u shkaktua dëm në pasuri shtetërore e private në vlerën 2.2 miliardë lekë, ndërkohë që përgjegjësia ra mbi qeverinë e kohës që drejtohej nga Sali Berisha.

Masakra e “21 janarit” dhe dhuna e 8 janarit 2022

Në 21 Janar 2011, mbetën të vrarë katër protestues të opozitës asokohe gjatë protestave para Kryeministrisë. Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika janë ata që u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë protestës së Partisë Socialiste, që ishte atë kohe në opozitë. Edhe pse kanë kaluar 12 vite, kjo ngjarje nuk është zbardhur e plotë dhe familjarët e të ndjerëve vijojnë të kërkojnë drejtësi. Katër viktimat, janë shpallur “Dëshmorë të Atdheut”, por drejtësia për këtë ngjarje të rëndë nuk është vënë në vend, ndërkohë që Partia Socialiste dhe familjarët akuzojnë Gardën e Republikës dhe Sali Berishën si urdhërues të vrasjeve në bulevard. Ndërkohë të njëjtën skenë dhunë Berisha e përdori edhe më 8 janar të vitit 2022, ku lakenj të tij të “droguar” dhunuan selinë e Partisë Demorkatike që drejtohej nga Lulzim Basha, duke e uzurpuar atë.

Ja 9, nga “damkat” e personalitetit të Sali Berishës

1. Spiunimi kundër Hysen Shoshorit, të dënuarit të diktaturës, që Sali Berisha e denoncoi në gjyq në vitin 1975, duke paraqitur një “trakt” të shkruar prej Hysen Shoshorit. Sali Berisha ka ulëritur në atë gjyq: “Ky është armik, kërkoj të dënohet me vdekje, me varje në litar”.

2. Puçi ndaj (ar)mikut Azem Hajdari, si kryetar i Grupit Nismëtar të Themelimit të PD, pak ditë pasi Saliu u fut në lëvizjen studentore me nofkën “misionari”.

3. Puçi ndaj Aleksandër Meksit, duke e spostuar me intriga e prapaskena nga kryesimi i PD, duke organizuar dhe realizuar uzurpimin e kreut të kësaj partie, të cilën e sundon prej 23 vitesh me intriga e prapaskena.

4. Misioni vëzhgues i Sali Berishës, realizuar me veturën e ish-Sigurimit të Shtetit, në datën 20 shkurt në Sheshin “Skënderbej”, ditën kur shqiptarët po rrëzonin bustin e diktatorit, njohur për shqiptarët.

5. Skandali me dekoratën e akorduar për super-mashtruesin Nikola Arsidi, pas të cilës qëndronin 1.6 milionë dollarë të vjedhur prej tyre.

6. Prapaskena puçiste ndaj Eduart Selamit, duke e spostuar nga kryetar i PD me kërcënime për eliminim fizik, duke e detyruar të largohet nga Shqipëria, me presione e makinacione.

7. Prapaskenat ndaj Azem Hajdarit, duke tentuar ta largonte nga PD me heqje imuniteti, me shpifje si “spiun e hajdut” në gazetën “RD”, me presione të bëra prej SHIK-ut, me kurthe në atentate dhe me eliminim të tij, duke inskenuar nxjerrjen nga mbledhja e kryesisë së PD, natën kur e vranë.

8. Takimi me krye-terroristin e krye-trafikantin Arkan, kreun e krimeve dhe genocidit të regjimit të Milosheviçit kundër shqiptarëve të Kosovës, ku u planifikua trafiku mafioz i armëve e naftës.

9. Publikimi i 230 fotografive, që Sali Berisha (blloku) dhe familja e tij, kanë bërë me familjen e Enver Hoxhës dhe me krerët e lartë të ish-diktaturës komuniste, të cilës i ka shërbyer me devocion dhe krime ndaj kolegëve, si ish-sekretar partie dhe si ish-bashkëpunëtor aktiv i Sigurimit të Shtetit me pseudonimet “Medicina” dhe “Fryma”.

Ja 10, nga mashtrimet e demagogut Sali Berisha

1. Mashtroi pronarët për kthimin e pronave, duke nxjerr ligje të qëllimshme për mos kthimin e pronave dhe grabitjen e tyre prej “pronarëve të rinj” të shpikur prej pushtetit “Berisha”, të cilët ishin pjesëtarët e klaneve të Saliut.

2. Berisha, mashtroi ish-të përndjekurit politikë për integrimin e tyre me strehim, punësim, shkollim e dëmshpërblimin financiar të viteve të burgut, por nxori ligje, me të cilat ka 22 vjet që i mashtron e i tall.

3. Mashtroi shqiptarët për ndarjen e barabartë të pasurive kombëtare, por i grabiti ato me klanet e tij të ardhura në pushtet, duke i shitur për “5 kacidhe” dhe duke i shkatërruar ekonominë dhe ndërmarrjet ekonomike.

4. Mashtroi shqiptarët, se do të kryente privatizimin e ekonomisë kombëtare, duke pasur pronar të vetëm punëtorët, por hodhi në rrugë dhunshëm si skllevër afro 1.2 milion punëtorë e specialistë.

5. Mashtroi 65% të popullsisë në fshat, se do t’i pajiste me shërbim shëndetësor, me arsim modern, me rrugë, me ujë, ndriçim e transport publik, por i zhduku dhe ato shërbime jetësore që kishin, duke detyruar banorët të braktisin dhe boshatisin afro 800 fshatra e të zbresin pa asnjë shpresë nëpër qytete.

6. Mashtroi shqiptarët e mbetur të pastrehë pas vitit 1990, se brenda vitit 1993 do t’i strehonte, por strehoi vetëm “byronë politike të PD” dhe militantët e tij gjeografikë, ndërsa 75 mijë familje e atij viti vazhdojnë të dëgjojnë mashtruesin “Sali” prej 20 vjetësh.

7. Mashtroi fëmijët shqiptarë (ishin nga 1-3 vjeç) për kënde lojërash në çdo qytet e lagje banimi, por shkatërroi me kioska dhe ato që ishin, ndërkohë që sot (ata janë 20-23 vjeçar) mashtruesi “Sali” po u premton përsëri kënde lojërash nëpërmjet mashtruesit Luli.

8. Mashtroi shqiptarët me premtimin për punësim, duke u thënë se në çdo qytet do ngrihen fabrika e uzina, por i ka kthyer 27 qytete në geto mjerimi me pasoja të rënda social-ekonomike.

9. Premtoi arsim evropian për të gjithë, por për shkak të varfërisë dhe mbylljes së shkollave në zonat rurale, ka lënë afro 20 mijë fëmijë analfabetë dhe 45% të shkollave në “hangar kuajsh e stalla bagëtish”.

10. Mashtroi shqiptarët për futjen e Shqipërisë në BE.

Ja 12 nga krimet e klanit politiko-qeverisës të Sali Berishës

1. Sali Berisha përdori si “mish për top” qytetarët më 2 prill 1991 në qytetin e Shkodrës për të ardhur në pushtet, ndërkohë që atë ditë u vranë 4 protestues nga regjimi i kohës.

2. Berisha akuzohet si urdhëruesi i rrëmbimit e masakrimit deri në paralizë fizike dhe hedhja në një gropë në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës e dy gazetarëve, Zamir Dule i “Koha Jonë” dhe Bardhok Lala në 1997.

3. Rrëmbimi, torturimi dhe zhdukja fizike e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha nëpërmjet bandës së tij “SHIK”-u, duke mbrojtur dhe graduar ekzekutorët me poste të larta në pushtetin “Berisha”.

4. Ish-kryeministri Berisha akuzohet për manipulimin e zgjedhjeve parlamentare të 26 Majit 1996 dhe përgjakjen e opozitës së kohës.

5. Djegia e Shqipërisë në vitin 1997, për shkak të piramidave të tij financiare hajdute zyrtare, duke shkrumbuar pronat publike, institucionet e shtetit, pronat private, me bilanc edhe vrasjen e afro 3000 shqiptarëve.

6. Vrasje-mbytja në Otranto e 118 shqiptarëve (84 të mbetur në fund të detit) në 28 mars 1997, të cilët ikën për të shpëtuar prej luftës civile që shkaktoi pushteti “Berisha”.

7. Vrasja e 16 minatorëve në minierën e Bulqizës, për shkak të koncensioneve të pista në treg-trafikun e mineralit të kromit, duke shfrytëzuar si skllevër afro 700 minatorë me familje të uritura për bukë.

8. Vrasja e dy ushtarakëve, plagosja e 20 banorëve dhe shkatërrimi i fshatit Dhemblan në Tepelenë, nga afera qeveritare e demontimit të municioneve

9. Shkatërrimi i institucioneve në 14 Shtator 1998, pas sulmit të opozitës “Berisha” për të marrë pushtetin me dhunë, duke kthyer edhe PD për 1 muaj në repart tankesh e topash luftarakë.

10. Vrasja e 26 skllevërve burra, gra e fëmijë dhe shkatërrimi i 3000 bizneseve nëpërmjet aferës kriminale të pushtet-familjes “Berisha”, organizuar në “fabrikën e vdekjes” në Gërdec, të ngritur prej mafies shtetërore për demontim e trafikim municionesh në vitin 2008.

11. Përmbytja e Qarkut të Shkodrës prej aferë-krimit të import-eksportit të energjisë elektrike, duke shkatërruar 40 mijë biznese, 30 mijë familje, 200 mijë bagëti dhe mijëra hektarë të mbjella.

12. Sali Berisha vrau 4 demonstrues e plagosi 40 të tjerë në 21 janar 2011, duke urdhëruar Gardën e Republikës për të qëlluar mbi popullin që kërkonte punë dhe bukë. /Nga Rigels Seliman